Rama dhe Linda shtrojnë iftar: Harmonia fetare, vlerë e jashtëzakonshme. Ta ruajmë

Postuar në 23 Korrik, 2013 15:31

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri i zgjedhur, Edi Rama bashkë me bashkëshorten Linda kanë shtruar iftar për besimtarë myslimanë në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në fjalën e tij Rama vlerësoi harmoninë fetare në vend, ndërsa bëri thirrje për të punuar më shumë për ruajtjen e saj.

“Sonte jemi mbledhur mes njerëzish të lirë dhe të besimeve të ndryshme. Shqipëria, ky është vendi ku secili prej nesh vendas apo i huaj, në çdo rast të festave fetare ndihet posaçërisht mirë, sepse feja sot në Shqipëri lidhet me harmoninë dhe jo ndasinë.”- theksoi Rama.

Ai shtoi se në botën sotme të ndasive të thella, përbën një vlerë ende më të jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo gjithsesi është një trashëgimi e rrezikuar. Rama tha se secili ka mundësi për të bërë më shumë, madje edhe qeveria.  Ai u zotua se qeveria e tij do të bëjë më shumë për të ruajtur këtë trashëgimi të jashtëzakonshme.

Rama shprehu mirënjohje për përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të cilët sipas tij, megjithëse u rikthyen në mision pas shkëputjes së gjatë prej komunizmit, e rikthyen fenë me zërin e urtësisë dhe tolerancës.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.