DORËHIQET VUCIC, DHE KATËR MINISTRA TJERË SERBË

Postuar në 27 Korrik, 2013 04:47

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ai ka paralajmëruar se tash e tutje do të mbajë vetëm postin e të dytit të qeverisë.

Nga radhët e partisë SNS, të Vucitit, dorëheqje kanë dhënë edhe ministri i Bujqësisë, Goran Knezevic, ministrja e Sportit, Alisa Maric, dhe ministri i Kulturës, Bratislav Petkovic, ndërsa nga SPS’i i Dacitit, dorëheqje ka dhënë ministri i Komunikacionit, Milutin Mrkonjic.

Është ky fillimi i rikonstriumit të paralajmëruar të Qeverisë së Serbisë. Sipas Vucic, Rikonstruimi është i domosdoshëm për modernizimin e vendit.

"Nëse SNS që katër m ministra të saj t’i zëvendësojë me më të mirë, atëherë pres që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe partnerët e koalicionit”, theksoi ai.

"Mendoj se mundem, mendoja se jam më i ri, por tani po e shoh se nuk mundem që, në të njëjtën kohë, të luaj edhe në pozitën e qendërsulmuesit dhe në atë që qendërmbrojtësit”, u shpreh Vucic, derisa po sqaronte dorëheqjen e tij.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.