Kosovë, arrestohet Ivan Radivojeviç, i dyshuar për krime lufte

Mediat kosovare citojne burime policore, te cilat bejne me dije se kanë arrestuar nje serb, banor ne Kosove, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Ivan Radivojeviç.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar për gazeten “Zëri” se i dyshuari është arrestuar në pikëkalimin në Jarinje rreth orës 13:00.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka konfirmuar për gazetën se i dyshauri për krime lufte është arrestuar pas nje urdhërarresti. I arrestuar po mbahet në stacionin policor, në pritje të procedurave gjyqësore dhe urdhërit të prokurorit.
PANORAMA
Add new comment