Këshilltari i Bodes reagon ndaj Alibeajt: Ja faktet si u deformua procesi në Korçë

Këshilltari për shtyp i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, ka reaguar ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt, ish- deputet dhe ministër i Drejtësisë i PD, i cili mbrojti zgjedhjen e Bashës pas akuzave të Patozit dhe Olldashit. Alibeaj tha se duhen fakte të hollësishme kur flitete për manipulime.
Në përgjigje të tij, këshilltari për shtyp i Bodes shkruan:
“Një miku këkron fakte për procesin e deformuar. Ja, po i jap disa:
E dua kokfortë faktin thotë. Po fakti i parë ishte mesazhi “Të shporet Elvi Fundo nga Korça se po bën fushatë për Olldashin”.
Ndërkohë prefektë, drejtorë, sahanlëpirësa të të gjitha llojeve bënin fushatë hapur për Bashën. Kush bënte fushatë për Sokolin ishte armik, për Bashën s’ka gje, se s’ka njeri në Korçë ai.
Faktet janë pa fund. Të shpresojmë që 20% e anëtarësisë të dëgjojë dhe besojë edhe ata 80% që nuk votuan apo u hoqën nga listat.
PD është dhe do ngelet shtëpia jonë e madhe. Ku të gjithë të kontribuojmë, por edhe ti themi të vërtetat në sy. Të shpresojmë që vertet do shohim përpara, me shpresë për ndryshim“, shprehet Fundo
Më poshtë Fundo vazhdon:
“Do them dy detaje dhe me kaq e mbyll. Unë jam me PD dhe shpresoj që këto fakte të shërbejnë vetëm për të vërtetën dhe analizën gjakftohtë që duhet bërë në çdo strukturë.
Një komunë mungon totalisht dhe nga 300 anëtarë nuk voton askush.
Një komunë, e cila është e babait të përfaqësuesit të Bashës, voton 99.9999 %.
Një fshat mungon totalisht, themelues e drejtues në vite mungojnë.
Vëzhguesi nga Tirana, përgjegjësi për falsifikimin e listave, ju kërkon anëtarëve hapur të votojnë Bashën.
Babai im, aëntar i ’92, mungoi në listë, sepse e hoqi me qëllim një kryetar seksioni që erdhi në PD në 2007, pasi se ku ja kishte mbathur ca vite. Tani si drejtor e si servil, heq nga listat kë të mundet.
Një tjetër e kam treguar gjerë e gjatë në FB. Naimi, shokët e shoqet e tij, dashnori, bajga etj etj. Pa harruar ndonjë kllouneshe politike apo fëlliqësirë të mjerrë, që mendoi se i erdhi koha sërish.
Këto janë pak, por e lëmë me kaq. Këto nuk i shërbejnë PD-së, por ama nuk mund të na hedhin hi syve. Këto janë shumë, shumë pak nga e gjitha, por më mirë pjesën tjetër ta tregojmë në shtëpinë tonë në PD, atje ku duhet të bëhet analiza. Atje ku duhet të thuhet që pse vetëm një lagje humbi me rezultatin më të thellë, apo pse në një zonë dikush nuk qasej, apo pse gara për kreun e PD u kthye në pazar për garën lokale ku orekset kanë përfshirë edhe ata që gjithë jetën e tyre kanë lexuar Çufon dhe Bubi kaçurrel, e tani me vrap rrëmbyen statusin ta lexojnë, që të kapin ç’të kapin.
Kërkojnë të ngrihen me lartë, edhe pse kanë përgjegjësinë kryesore për humbjen. Zgjidhja, servilizmi dhe mashtrimi. Nuk do mundni kurrsesi.“
TEMA
Add new comment