Rama: Audit ndërkombëtar për gropën në buxhet

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama bëri me dije se në krye të detyrave të Qeverisë që do të drejtojë në shtator, është saktësimi i situatës ekonomike në vend, me bindjen se Qeveria në ikje është duke lënë një gropë të thellë financiare.
Përmes një masazhi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook”, Rama shkruan se për realizimin e një objektivi të tillë duhet një ekspertize ndërkombëtare.
“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet europiane të kontabilitetit të sektorit publik”, shkruan Rama.
SHQIP
Add new comment