Reformat në ekonomi, Rama: Transparencë mbi financat

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:46

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka thënë se për të pasur të qartë nismat ekonomike duhet një analizë e thellë e situatës në vend. Rama shtoi se duke, parë që gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve është e madhe, sipas tij duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të pasur një analizë sa më të saktë të situatës financiare.

“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t’i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna. Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standardet europiane të kontabilitetit të sektorit publik”, shkruan Rama në “Facebook”.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.