Mjekët në Korçë dalin në protestë pas dhunës. Nëna e të ndaluarit: Ua bëri mirë

(E PERDITESUAR)- Mjekët e spitalit të Korçës kanë dalë në një protestë të heshtur, që ka zgjatur gjysmë ore.
Shkak i kësaj proteste ka qenë dhuna e ushtruar ndaj dy kolegëve të tyre një ditë më parë nga persona të dehur, që kishin qenë në një dasmë.
Policia e Korçës ka sqaruar se në orët e para të mëngjesit në spital kanë mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore dy shtetas, Jorgo Binjaku, 36 vjeç dhe Gëzim Shaho, 35 vjeç.
Ata kanë marrë ndihmën e parë, por fillimisht kanë nisur që të konfliktohen me njëri- tjetrin dhe më pas të dhunojnë personelin mjekësor.
Policia sqaron se dy personat janë shoqëruar për në polici dhe ndaj tyre kanë nisur veprimet procedurale.
Pas ndalimit të dy personave, ka reaguar edhe nëna e njërit prej tyre, Jorgo Binjakut.
Duke folur për News 24, Trëndelina Binjaku tha se mjekët nuk i kanë bërë shërbimin e duhur dy të rinjve.
Sipas saj, gjendja e tyre ka qenë e rëndë.
“Goditja ndaj mjekëve ka qenë e drejtë, pasi nuk u shërbyen siç duhet. Ata janë të pafajshëm dhe policia duhet t’i lirojë,” deklaroi Trëndelina Binjaku./ep
TEMA
Add new comment