Vjedhje spektakolare, tre të mitur marin 10 mijë euro në një ‘Exchange’

Postuar në 29 Korrik, 2013 08:45

3 të mitur kanë arritur në mënyrë spektakolare të vjedhin 10 mijë euro nga një pikë “exchange”. Ata  janë ndaluar nga forcat e njësisë “Shqiponja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në një pikë ‘Exchange” në rrugën e Durrësit. Të miturit janë kapur menjëherë me shumën prej 10 mijë eurosh teksa largoheshin në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Sipas policisë  3 të miturit, një djalë dhe dy vajza të moshës 14 dhe 16-vjeçare, janë futur mesditën e sotme në pikën e “Exchange”, të pa armatosur. Njëra nga vajzat ka marrë dy vazo dhe i ka lëvizur për ti tërhequr vëmendjen punonjës së pikës “Exchange”, ndërkohë që bashkëpunëtorja e saj është futur menjëherë në pjesën e banakut dhe ka mundur të marrë 10 mijë euro.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.