Berisha paguan 4 milion euro për projektet e dështuara të KQZ-së

Postuar në 01 Gusht, 2013 07:55

Qeveria ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke paguar në këtë mënyrë dy projekte të dështuara të këtij institucioni.

Bëhet fjalë për numërimin elektronik në Fier dhe kontrollin elektronik të kartave në Tiranë.

KQZ dështoi me këto dy projekte, duke shpërdoruar nga paratë e taksapaguesve plot 4 milion euro.

Nuk dihet nëse do ketë një padi në prokurori për këtë çështje, siç është deklaruar, por në vendimin e qeverisë thuhet se: “Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të vitit 2013, t’i shtohet një fond prej 521.000.000 (pesëqind e njëzet e një milionë) lekësh, nga i cili 45.000.000 (dyzet e pesë milionë) lekë, për shpenzime personeli, për kryerjen e pagesave për komisionerët e KZAZ-ve, qendrave të votimit dhe grupeve të numërimit; 436.000.000 (katërqind e tridhjetë e gjashtë milionë) lekë, për shpenzime operative, për projektet SEN dhe SEV, dhe 40.000.000 (dyzet milionë) lekë, për shpenzime për investime”.

Skandali u bë edhe më i rëndë për shkak se paratë shkuan në llogarinë e një kompanie nënkontraktore, në pronësi të ish- këshilltarit të Sali Berishës për teknologjinë.

Opozita pati ngritur shqetësimin se paratë po shkonin për fushatë zgjedhore.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.