Basha takon të parin Sekuin

Kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbajë nesër takimin e parë me një përfaqësues ndërkombëtar pas marrjes së këtij posti.
Basha, i cili u zgjodh më 22 korrik nga anëtarësia e PD-së drejtues i kësaj force politike, do të takohet me kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.
Në njoftimin për shtyp thuhet se, takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe në selinë e PD-së do të lejohen të hyjnë vetëm operatorët sa për të marrë pamjet e takimit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës fitoi garën përballë ministrit aktual të Transportit, Sokol Olldashit me mbi 80% të votave. Olldashi por edhe shumë zëra të tjerë brenda PD-së kanë folur për një parapërcaktim të pasardhësit të Berishës në krye të PD-së.
SHEKULLI
Add new comment