Topalli ankohet se i vodhën votat në Shkodër

Postuar në 29 Korrik, 2013 17:35

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëhet e gjallë dhe komenton vendimin e Partisë Socialiste për t’u tërhequr nga pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

“Pasi u tërhoq nga Shkodra ku vetëm në një KZZ me 70 QV, 69 ishin falsifikuar, sot PS u tërhoq edhe nga kërkesa për

rivotim në Lezhë dhe këtë e bën “për të mirën e vendit”, thotë rilindasi Rama.

Kur i filluan dhimbjet për vendin këtij zotërisë?

Kur ai bojkotonte, bllokonte parlamentin, dënonte vendin me mosmarrjen e statusit, ai nuk kishte dhimbje për vendin!

Kur i filluan “dhimbjet për vendin”…??!!!

I filluan “dhimbjet për vendin” sapo filloi të dalë në shesh masakra që me forcën e parasë, të bandave e të krimit bleu, vodhi e shqyu vota e mandatet, siç u vërtetua edhe në Lezhë…?!!!” shkruan Topalli në Facebook.

 

 

DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.