Sequi: Statusi, i arritshëm në dhjetor

Postuar në 30 Korrik, 2013 07:36

Takimin e parë si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e zhvilloi me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi.

Për gazetarët si Basha ashtu edhe Sequi kanë dhënë prononcimet e tyre për gazetarët. I pari ishte Basha, i cili ndër të tjera theksoi se kishte biseduar me ambasadorin sa i takon situatës paszgjedhore dhe ngjarjeve që pasuan me procesin e rinumërimit për qarkun e Lezhës dhe Shkodrës.

"Une diskutova per problemet me procesin ne Lezhë, Shkodër e zona te tjera. Duhet të kemi transparencë të plotë të asaj që ka ndodhur dhe cdo përpjekje për ta ndalur mes presioneve edhe fizike ndaj përfaqësuesve është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminale ishte i organizuar dhe se palët duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe ligjit,” tha Basha.

Basha, më tej shtoi se e kishte siguruar ambasadorin për punën e PD-së në rrugën e integrimit.

Nga ana e tij ambasadori Sequi theksoi se procesi integrues i Shqipërisë duhet të ecë përpara dhe se statusi ivendit kandidat është arritshëm brenda muajit dhjetor.

"Për arritjen e statusit duhen përpjekje të koordinuara me palëve", u shpreh ambasadori. Sequi theksoi se certifikimi i zgjedhjeve duhet të përfundojë normalisht dhe në kohë, pasi kjo gjë ndikon edhe në integrimin e vendit.
 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.