Arvizu, çmim aktivistëve që ndaluan importin e plehrave

Ambasada Amerikane ka vlerësuar maksimalisht iniciativën e ambientalistëve shqiptarë, që kundërshtuan importin e plehrave drejt vendit tonë. Ndonëse ambasada nuk është prononcuar dhe nuk ka ndërhyrë në këtë çështje shqiptare, duket se e ka konsideruar të rëndësishme lëvizjen qytetare 60 mijë firmëshe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe i ka dorëzuar asaj çmimin “Kampion i ACT Now!” për muajin korrik, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Ambasadën Amerikane. Në profilin zyrtar në Fb të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, njoftohet se “Ambasadori Arvizu përgëzoi Aleancën për angazhimin e saj civil të mirorganizuar, e cila mblodhi firmat e më shumë se 60000 shqiptarëve në mbështetje të referendumit, që do mbahet më 23 dhjetor, për të ndaluar importin e mbeturinave”.
Shqip
Add new comment