Bulqizë, grabitet me armë dhe maska kambisti

BULQIZE- Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një kambist, i cili po udhetonte me nje kamion.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Ostrenit, rreth ores 18:30 minuta.
Sipas të dhënave të para dy personat kanë mundur të grabisin një shumë prej 3 mije euro pasi kanë kërcënuar me armë drejtuesin e automjetit.
Drejtuesi eshte identifikuar si, Astrit Koleci, i cili udhetonte bashke me shtetasin, Ulmi Tomja, kambist. Grabitesit kane marre parate e ketij te fundit.
Mësohet se policia ka mundur të identifikojë autorët. Vetem pak me pare eshte arrestuar njeri prej tyre, Shefki Muka, 20 vjeç, ndersa po punohet per arrestimin e tjetrit.
Panorama
Add new comment