Trafik droge, arreston 9 shqiptarë, 4 prej tyre janë në burgjet e Greqisë

Policia greke ka zbuluar një grup prej 30 personash të trafikimit të lëndëve narkotike. 13 janë arrestuar, 9 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë të moshës nga 22 deri në 38 vjeç. Mediat greke bëjnë me dije se 4 prej të arrestuarve shqiptarë vuajnë dënimin në burgje të ndryshme të Greqisë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe 2 krerët e organizatës.
Rrjeti i zbuluar transportonte drogë të llojit kanabis nga Shqipëria, e cila trafikohej në rajonin e Greqisë Perëndimore. Nga kontrolli që policia bëri në banesat e të arrestuarve gjeti 8 kg kanabis, 1.5 kg përbërje kimike të paidentifikuar, peshore elektronike dhe 32 telefona celularë.
Dosja e të arrestuarve do të dërgohen sot në Prokurorinë e Petras, ndërkohë që policia vijon kërkimet për personat e tjerë të bandës.
Shekulli
Add new comment