Arkiv-Lajme të përditësuara
‘Tenderi i rreckave’, një maskaradë me faturë 18 milionë dollarë
Rreth 1.8 miliard lekë abuzim (lekë të reja, të kuptohemi) në tenderin me Uniformat e Policisë së Shtetit janë shpërdoruar në një tender që implikon disa nga figurat më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe jo vetëm. Kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Bujar Nishani (sot President i Republikës), kreu i Policisë së Shtetit Burgaj dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skandal, janë denoncuar në organet e drejtësisë.
O burra t’i shesim të gjitha/ Imami ofron për skrap avionët dhe helikopterët
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do mbetet një nga figurat më të përfolura të këtij kabineti në largim.
Edhe pse kanë mbetur pak ditë nga largimi, Imami vazhdon që të përdorë postin për përfitime.
Kështu, siç raporton Shekulli, Ministria e Mbrojtjes synon që të shesë për skrap që përfitohet nga avionët, helikopterët dhe motorët e avionëve, të cilët nuk do përdoren më nga Forcat e Armatosura.
Vlera fillestare e sasisë është 15.959.224 lekë pa TVSH, sipas përllogaritjes së vlerës fillestare nga Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim.
Romët ngujohen para Bashkisë
Komuniteti rom i larguar nga vendbanimi i tyre pranë ish-Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit është vendosur në sheshin 'Skënderbej', ku pritet të ngrejë strehë deri në momentin që do të marrë përgjigje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Gjatë protestës të organizuar paradite, romët thonë se kanë patur përplasje me Policinë Bashkiake.
Te gjendur prej ditesh ne rruge te madhe, ata kerkojne qe shteti te tregoje se paku interesim per çeshtjen e tyre. Me heret ne protesten para Bashkisë së Tiranës u bashkuan edhe perfaqesues te shoqerise civile.
Ofrohet zgjidhje për romët. Ministria e Punës: Kemi mjedise në Sharrë
Ministria e Punës ka reaguar sot për herë të parë lidhur me dëbimin e familjeve rome nga zona ku ata kishin vendosur prej vitesh barakat e tyre në rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Lidhur me këtë çështje ka reaguar Avokati i Popullit, Amnisty International, dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
Energjia, BB: Liberalizoni tregun
Raporti i Bankës Botërore për sektorin energjetik në vend, ja sugjerimet për qeverinë. “Të ulen humbjet dhe të rriten arkëtimet që të mos preket buxheti”.
Sektori energjetik përbën “thembrën e Akilit” për Shqipërinë, sepse sa herë ka lëkundje ky sektor, aq herë shkundet dhe buxheti. Prandaj, Banka Botërore në programin e saj për aktivitetin në vendin tonë, në fund të bilancit 6-mujor vlerëson se fokusi tek energjetika duhet të jetë reformimi i sektorit. Kjo duhet të ecë sidomos në drejtim të përmirësimit të furnizimit me energji.
Shtëpia e Ushtrisë në seli të PD-së? Ish-ushtarakët: Kulmi i poshtërsisë së Berishës
Ish-ushtarakët kanë dalë ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar vendimin për të transformuar Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, nga një institucion ushtarak në seli të Partisë Demokratike.
Të ndodhur përpara godinës së SHQUP-it, ish-ushtarakët shprehen se kjo është shtëpia e tyre dhe i bëjnë thirrje ushtarakëve në nevojë të ngrenë zërin për të ruajtur këtë institucion ushtarak.
PS-LSI, dy skenarët për të ndryshuar KQZ
Mazhoranca e re që pritet të konstituohet në datën 9 shtator në Parlament, një nga prioritetet e saj afatshkurtra do të ketë padyshim edhe trajtimin e çështjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësues të PS-së, në rang politik dhe teknik i kanë mëshuar fort ditët e fundit idesë që KQZ-ja aktuale nuk mund të funksionojë më gjatë, pasi ajo ka nevojë për ndryshim.
Vazhdojnë problemet me qarkullimin e emigrantëve, për shkak të toponimeve
Pas zgjidhjes paraprake, dyfishohet numri i emigrantëve që vijnë në atdhe, por edhe anasjelltas
“Belle Air” vjedh pasagjerët dhe qeverinë
Gjashtë policë të Kosovës, një i EULEX-it, dhe mbi katër punëtorë të sigurimit, ruanin të dielën sportelin e kompanisë ajrore “Belle Air”, e cila gjendet brenda terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Megjithatë, as këto forca policore nuk mund të ndalnin qindra qytetarë, të cilët shtyheshin me bërryla për të marrë informacione rreth vonesave dhe anulimit të fluturimeve nga kjo kompani, sidomos për në Zvicër dhe Gjermani.
VETËVENDOSJE PO I SHËRBEN PDK'SË
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti nuk u është përgjigjur akuzave të Behgjet Pacollit se në Kryeqytet nuk po jetohet, por ka gjetur kohë t'i hedh poshtë akuzat e Vetëvendosjes se qeverisja e LDK'së është sikur ajo e PDK'së.
Me konstatimin e Vetëvendosjes nuk është pajtuar Hoti, i cili ka thënë se qeverisja e PDK'së dhe LDK'së dallojnë sikur nata me ditë.