Arkiv-Lajme të përditësuara

Grabitet shtëpia, vritet i zoti

Postuar në 12 Gusht, 2013 04:42

Një 55-vjeçar në Lezhë ka mbetur i vrarë gjatë një tentative për t'i grabitur banesën. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të së hënës në banesën e Preng Dodës në fshatin Merçi, të Lezhës.

Mësohet se kryefamiljari ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij. Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndjerë zhurma dhe është ngritur nga shtrati për të kontrolluar nëpër shtëpi. Ai ka hasur grabitësit, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjirokastër, kapen në kufi 57 klandestinë

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:26

GJIROKASTER- Plot 57 shtetas klandestinë kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme janë kapur sot nga autoritetet e Policisë Kufitare Rajonale të Gjirokastrës dhe të Seksionit Antitrafik në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Qarkut.
Ndalimi i tyre eshte bere ne dy operacione të vecuar nga njëri-tjetri dhe kanë patur për objekt, goditjen e trafikut të qënieve njerëzore. Policia Kufitare, ka kapur 43 klandestinë gjatë operacionit të vet, ndërsa ajo rajonale 14 duke shënuar shifrën më të madhe të klandestinëve të kapur ndonjëherë këtë vit në rajonin jugor.

ARMO, 10 pyetje për dy ministra të pas shtatorit

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:20

“Dita” në disa numra të saj, ka ofruar së fundmi të dhëna dhe detaje që lidhen me procesin e ri-shitjes së kompanisë ARMO. Është një operacion privatizimi domethënës i nisur thuajse katër vite më parë, duke u shtrirë si një telenovelë, që herë pas here na kujtonte se jetojmë në një “Republikë Patëllxhanësh” (toka jonë është e pasur me naftë, por nuk gjeneron banane).

Përkujtimorja e Gumës, “Agimi i Artë” akte antishqiptare në varrezat e Himarës, kërcënon mediat

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:17

Sërish incidente gjatë ceremonisë përkujtimore të vdekjes së Aristotel Gumës, i cili u aksidentua tre vjet më parë në hyrje të Himarës. Eksponentë të partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” dhe ish-deputetë grekë të ardhur nga Greqia kanë sulmuar përfaqësues të medias që po pasqyronin aktivitetin. Ata kanë tentuar të thyejnë kamerat dhe kanë penguar gazetarët e tjerë të kryenin detyrën e tyre.

Rrugët e pasigurta të Tiranës/ Të moshuarës i shkulin vëthët e floririt nga veshët

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:14

Nuk ka më dyshim se rrugët e Tiranës nuk janë të sigurta.

Që kur një grua u vra nga një grabitës që tentoi t’i merrte varësen e floririt, shumë vajza e gra nisën të dalin nga shtëpia pa bizhuteri.

Pak ditë më parë një gruaje iu grabit varësja e floririt nga qafa në mes të Tiranës.

Ndërsa sot është shënuar një tjetër krim i shënuar.

Një e moshuar ka rënë pre e një grabitësi, që i ka shkulur asaj me forcë vëthët nga veshi.

E moshuara F. Demiri thotë se hajduti e ka ruajtur atë dhe më pas i është afruar me motor, duke i marrë vëthët.

Përplasen ujësjellësat

Postuar në 11 Gusht, 2013 14:13

Mungesa e ujit të pijshëm gjatë këtij sezoni, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Golem, ka çuar në një përplasje të fortë mes ujësjellësave të Durrësit dhe Kavajës, deri në ndërhyrjen e policisë.

Mesditën e së dielës, Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka ndërhyrë në pusetën e ujit në Manskuri, që furnizon zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.

Sipas drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, Doklead Ademi, në bazë të një kontrate të nënshkruar në vitin 2005, ujësjellësi i Kavajës duhet të japë 25% të ujit të rezervuarit të Manskurisë, për të plotësuar nevojat e Durrësit.

Nishani në “Logun e Bjeshkëve”: Komuna Kelmend, “Nderi i kombit”

Postuar në 11 Gusht, 2013 09:28

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nderuar me titullin “Nderi i kombit” Komunën Kelmend. Dekorata eshte dhene gjate aktivitetit “Logu i Bjeshkëve”, veprimtarinë e përvitshme me te ftuar qindra banorë të Kelmendit, të Malësisë së Madhe, Kosovës, shqiptarë nga Mali i Zi e shumë të tjerë nga diaspora.

Balla: Pyjet digjen, shteti fle

Postuar në 11 Gusht, 2013 09:23

Deputeti socialist,Taulant Balla denoncon një rast djegie të pyejeve në Jalë. Ai fajëson ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu dhe kryeministrin në detyrë, Sali Berisha që për ngjarje të tilla nuk interesohen. Në bregdetin e Jalës, prej 24 orësh ka rënë zjarr, ndërkohë që asnjë institucion nuk është organizuar për shuarjen e zjarrit.

“Rotacioni” diplomatik, 7 ambasadorë mbarojnë misionin në Shqipëri

Postuar në 11 Gusht, 2013 09:19

7 ambasadorë të huaj përfundojnë misionin në vendin tonë. Në këtë mënyrë, qeveria e re shqiptare do të bashkëpunojë me diplomatë të rinj. GSH ka bërë sot një listë të diplomatëve që largohen dhe emrave të rinj që zënë vendin e tyre. I pari në listën e ambasadorëve që përfundojnë misionin në vendin tonë është amerikani Aleksander Arvizu. Sikundër është bërë tashmë e ditur ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Donald Lu, që aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi.

Përkujtimorja e Gumës, “Agimi i Artë” akte antishqiptare në varrezat e Himarës, kërcënon mediat

Postuar në 11 Gusht, 2013 09:16

Sërish incidente gjatë ceremonisë përkujtimore të vdekjes së Aristotel Gumës, i cili u aksidentua tre vjet më parë në hyrje të Himarës. Eksponentë të partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” dhe ish-deputetë grekë të ardhur nga Greqia kanë sulmuar përfaqësues të medias që po pasqyronin aktivitetin. Ata kanë tentuar të thyejnë kamerat dhe kanë penguar gazetarët e tjerë të kryenin detyrën e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara