Përkujtimorja e Gumës, “Agimi i Artë” akte antishqiptare në varrezat e Himarës, kërcënon mediat

Sërish incidente gjatë ceremonisë përkujtimore të vdekjes së Aristotel Gumës, i cili u aksidentua tre vjet më parë në hyrje të Himarës. Eksponentë të partisë ekstremiste greke “Agimi i Artë” dhe ish-deputetë grekë të ardhur nga Greqia kanë sulmuar përfaqësues të medias që po pasqyronin aktivitetin. Ata kanë tentuar të thyejnë kamerat dhe kanë penguar gazetarët e tjerë të kryenin detyrën e tyre.
Mësohet se eksponentët e “Agimit të Artë” kanë kërkuar të kryejnë një rit brenda kishës në Himarë-Fshat, por prifti është larguar nga kisha. Ndërkohë në ceremoninë që është zhvilluar në varrezat e fshatit, një grup të rinjsh të veshur me bluzat e zeza të “Agimit të Artë”, ndërsa familjarët e të ndjerit Guma kryenin ritet, ata shpalosën flamurin e Vorio-Epirit dhe Agimit të Arte dhe lexuan një deklaratë antishqiptare dhe antikushtetuese. Policia e cila ishte prezente nuk ka ndërhyrë. Sipas përfaqësuesve të Agimit të Artë, Aristotel Guma është një martir që ka rënë për të mbrojtur interesat e Greqisë në Himarë.
Shqip
Add new comment