“Rotacioni” diplomatik, 7 ambasadorë mbarojnë misionin në Shqipëri

7 ambasadorë të huaj përfundojnë misionin në vendin tonë. Në këtë mënyrë, qeveria e re shqiptare do të bashkëpunojë me diplomatë të rinj. GSH ka bërë sot një listë të diplomatëve që largohen dhe emrave të rinj që zënë vendin e tyre. I pari në listën e ambasadorëve që përfundojnë misionin në vendin tonë është amerikani Aleksander Arvizu. Sikundër është bërë tashmë e ditur ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Donald Lu, që aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Pasuesi i tij në këtë post do të jetë, Florian Raunig nga Austria. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013. Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Deri në tetor 2013, zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Ëilton do të vazhdojë të jetë kryetari i saj në detyrë.
Në 1 korrik 2013, misionin e saj diplomatik në Tiranë e ka përfunduar edhe ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Carola Müller-Holtkemper. Ende nuk dihet se kush do ta pasojë atë në këtë detyrë.
Gjithashtu edhe ambasadorët e Maqedonisë (Vele Trpevski) dhe Estonisë (Andres Talvik) i kanë përfunduar mandatet e tyre diplomatike, respektivisht në datën 22 korrik 2013. Dy ditë më vonë, ka përfunduar mandatin e tij në Tiranë edhe ambasadori i Palestinës, Issam Massalha. Ndërkohë që pritje të largimit nga Shqipëria është edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky. Nga vendet e tyre respektive ende nuk janë bërë të ditura emrat e pasardhësve.
Dita
Add new comment