Gjirokastër, kapen në kufi 57 klandestinë

GJIROKASTER- Plot 57 shtetas klandestinë kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme janë kapur sot nga autoritetet e Policisë Kufitare Rajonale të Gjirokastrës dhe të Seksionit Antitrafik në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Qarkut.
Ndalimi i tyre eshte bere ne dy operacione të vecuar nga njëri-tjetri dhe kanë patur për objekt, goditjen e trafikut të qënieve njerëzore. Policia Kufitare, ka kapur 43 klandestinë gjatë operacionit të vet, ndërsa ajo rajonale 14 duke shënuar shifrën më të madhe të klandestinëve të kapur ndonjëherë këtë vit në rajonin jugor.
Ka qenë ora 14:30 e të dielës, kur Policia Kufitare, kapi 35 klandestinët e parë prej të cilëve 6 gra në zonën e Mullirit, jo shumë larg nga kufiri.
Të gjithë klandestinët vinin nga Pakistani dhe Siria e cila gjendet në luftë civile prej 2 vjet e gjysëm. Nuk ka zgjatur shumë ku aksion, pasi gjysmë ore më vonë, sërish efektivat policorë, kanë kapur edhe tetë klandestinë të tjerë në shtratin e lumit Drino të cilët kishin për qëllim, hyrjen tranzit për në Shqipëri, e mandej, do të shoqëroheshin nga trafikantët vendas, deri në kufirin malazez ku do të merreshin në dorëzim nga të tjerë persona.
Për të gjithë itinerarin brenda territorit shqiptar, klandestinët, do të paguanin gati 150 euro për secilin, ndërsa për në destinacionin final në perëndim gjithsej 1200 euro.
Ndërsa në orët e mëngjesit, Policia e Gjirokastrës, ka mundur të bllokojë, rrugëtimin e 14 klandestinëve drejt zonës veriore. Të gjithë klandestinët vinin nga Eritrea dhe shumica e tyre, ishin femra të moshave të reja.
Panorama
Add new comment