Arkiv-Lajme të përditësuara
SHBA kundër gjendjes së jashtëzakonshme në Egjipt, Kerry: Vendi përballë një momenti kritik
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar me forcë dhunën në Egjipt. Sekretari i Shtetit John Kerry është shprehur se Egjipti është përballë një momenti kritik dhe se dhuna dhe polarizimi i mëtejshëm politik nuk do të sjellin zgjidhje për problemet e Egjiptit:
“Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të vërtetë. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen pak, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.
TemA TV/ Gjika: Do rishikojmë edhe ato ndërtime pa plan turistik
Dhjetëra objekte në bregdetin e Vlorës janë rrënuar nga fadromat e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor. Aksioni filloi nga zona e Petroliferës deri në ish-Kampin e Pionierëve në Plazhin e Vjetër, duke shembur lokale, kabina plazhi e deri restorante.
Ndërkohë që në zonën e Plazhit të Vjetër Policia Bashkiake hoqi e të gjitha çadrat e vendosura pa leje.
Një pjesë e këtyre objekteve ishin ndërtuar duke dëmtuar pyllin.
ZGJEDHJET SIPAS LIGJEVE TONA, PËR FLETËVOTIMET VENDOS KQZ
Këshilltari i Lartë i Kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë, të cilët thonë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është "status neutrale" dhe për rrjedhojë edhe zgjedhjet lokale të nëntorit në Kosovë duhet të mbahen pa simbole shtetërore të Republikës së Kosovës.
Rendi, ambasada e SHBA në PS
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës siguria publike në Shqipëri dhe lufta kundër krimit e trafiqeve ilegale mbeten prioritete që tërheqin vëmendjen maksimale.
Këtë mesazh ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ia percolli të mërkuren njeriut që është propozuar të drejtoje në Qeverine e re, Ministrinë e Brendshme, zotit Saimir Tahiri.
Plagos me armë të dashurën 21 vjeç, vret veten 52 vjeçari
UPDATE- Plagosi te dashuren me arme e me pas qelloi edhe veten me te njejten arme, duke mbetur i vrare. Ngjarja ka ndodhur ne nje hotel ne kryeqytet, ne rrugen “3-Vellezerit Kondi”, prane “Vilave Gjermane” ne Tirane.
Policia e Tiranes ben me dije se viktima eshte shtetasi Agim Emini, 52 vjec, lindur dhe banues ne Tetove te Maqedonise.
Turqia rekruton shqiptarë për luftimet në Siri
Një organizatë bamirëse turke, IHH ka rekrutuar qindra shqiptarë myslimanë dhe i dërgon në luftimet kundër qeverisë së Damaskut, pas trajtimeve ushtarake në Turqi. Kështu bën të ditur portali Farsnews. Organizata mbështetet nga Ministria e Jashtme turke dhe nga Wahhabi, një grup ekstrem saudit.
Sequi: BE ka akorduar 3 milionë euro për romët
TIRANË Avokati i Popullit, Igli Totozani, organizoi dje një tryezë të rrumbullakët për situatën e krijuar me komunitetin rom që banon në zonën e ish-Dekorit (Rruga e Kavajës). Totozani tha gjatë fjalës së tij se romët po kalojnë momente të vështira, duke theksuar se dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur. “…Gjendja është mjaft shqetësuese dhe mjaft e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve romë. Hetimet për personat që kanë ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj romëve të mbyllen dhe ata të dërgohen para gjykatës.
LSI, Vasili: Të zgjidhet menjëherë çështja e romëve. Vendimi i qeverisë për SHQUP do të anulohet
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon pushtetit qendror dhe atij lokal të mos humbin kohë me procedura burokratike, por të ulen e të zgjidhin strehimin e 37 familjeve rome, që përveçse ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut, është një çështje që lidhet me integrimin dhe statusin kandidat të Shqipërisë.
Berisha e ka pasur gjithmonë merak SHQUP-in, para dy vitesh donte ta bënte hotel
Berisha e ka pasur gjithmonë merak SHQUP-in, para dy vitesh donte ta bënte hotel
14 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore | Shkruar nga: TemA
Select Language▼
Kryeministri në largim, Sali Berisha, duket se e ka pasur gjithmonë merak Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, që ndodhet në një nga vendet më të lakmuara në Tiranë.
E zhytur në gjelbërim dhe me një hapësirë të admirueshme, SHQUP është një nga zonat e fundit që ka mbetur pa pushtuar në Tiranë.
SEANCA KUNDËR MUJËS VAZHDON NESËR, DËGJOHEN DËSHMITARËT
Ka përfunduar edhe seanca e sotme ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë.
Në seancën e sotme Prokuroria ka prezantuar disa dokumente si prova kundër Mujës dhe të tjerëve, e në bazë të cilave ajo pretendon se zyrtarët komunalë dhe lideri i tyre kanë tejkaluar kompetencat e tyre.
Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha tha se bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale.