SEANCA KUNDËR MUJËS VAZHDON NESËR, DËGJOHEN DËSHMITARËT

Ka përfunduar edhe seanca e sotme ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë.
Në seancën e sotme Prokuroria ka prezantuar disa dokumente si prova kundër Mujës dhe të tjerëve, e në bazë të cilave ajo pretendon se zyrtarët komunalë dhe lideri i tyre kanë tejkaluar kompetencat e tyre.
Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha tha se bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale.
“Janë dokumente të cilat janë marrë nga organet komunale që janë përpiluar gjatë kohës së rregullimit të çështjes, ose të transferit të pasurisë ose lidhjes së kontratave të njërës apo tjetrës kompani me organet e komunës”, tha Berisha pas seancës për Express.
“Sipas Prokurores është bërë tejkalim i kompetencës me lidhjen e tyre”, shoti ai.
Berisha tha se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10 me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë, e të cilët arrijnë gjithsej numrin 30.
Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.
Por për krejt këto, Kryetari dhe zyrtarët tjerë janë deklaruartë pafajshëm.
Express
Add new comment