TemA TV/ Gjika: Do rishikojmë edhe ato ndërtime pa plan turistik

Postuar në 15 Gusht, 2013 03:32

Dhjetëra objekte në bregdetin e Vlorës janë rrënuar nga fadromat e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor. Aksioni filloi nga zona e Petroliferës deri në ish-Kampin e Pionierëve në Plazhin e Vjetër, duke shembur lokale, kabina plazhi e deri restorante.

Ndërkohë që në zonën e Plazhit të Vjetër Policia Bashkiake hoqi e të gjitha çadrat e vendosura pa leje.

Një pjesë e këtyre objekteve ishin ndërtuar duke dëmtuar pyllin.

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka premtuar jo vetëm prishje të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të Vlorës, por edhe të atyre me leje, që bien ndesh me planin turistik.

“Jemi pak me vonesë, se kemi dashur mos e inicionim aksionin gjatë sezonit turistik. Por do vazhdojmë gjatë gjithë vijës bregdetare. Do të shohim edhe ndërtimet me leje, që bien ndesh me planin turistik”, premtoi kryebashkiaku i Vlorës.

Gjika u shpreh se aksioni i prishjeve të ndërtimeve pa leje ka nisur që para tre javësh dhe do të vazhdojë tek të gjitha objektet, të cilat janë ndërtuar pa leje dhe prishin vijën bregdetare të qytetit do të prishen të gjitha.

Gjika i bëri thirrje drejtorisë së ALUIZNI-t, që të ndalojë proceset e legalizimit për të gjitha objektet, që së fundi u vetëdeklaruan në zyrat e shtetit.

“Do të rishikohen dhe vlerësohen të gjitha ato objekte, të cilat janë me leje e që prishin imazhin e qytetit e zonën e bregdetit. Për këtë është ngritur një grup pune për verifikimin e të gjitha objekteve me apo pa leje ose ato në proces legalizimi për ta kthyer Vlorën në identitet”.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.