Arkiv-Lajme të përditësuara

Muli “tradhton” Berishën, në plazh më Astrit Patozin

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:25

Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, ka qenë një ndër njerëzit më të sulmuar brenda PD-së, pas deklaratave të forta të tij për manipulimin e garës për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të kësaj partie.

Eksponentë të lartë pranë Berishës dhe Bashës e kanë sulmuar publikisht atë.

Por, nuk ka vepruar kështu ministri i Brendshëm, Flamur Noka, që konsiderohet si krahu i djathtë i Berishës. Ai është fotografuar duke pushuar në “Gjirin e Lalëzit” pikërisht me Patozin dhe me ministrin e Arsimit, Myqyrem Tafaj.

 

 

 

TEMA

NË KUKËS SËRISH GODASIN ME GURË AUTOBUSËT E KOSOVËS

Postuar në 18 Gusht, 2013 04:24

Një autobus me studentë kosovar, që ka qenë duke udhëtuar nga Kukësi drejt pikës kufitare të Morinit në Kukës, është goditur me gurë gjatë udhëtimit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rexhepaj”, rreth 10 kilometër larg nga qyteti i Kukësit, transmeton BW.

Legalizimet, qeveria “jep tapitë” për 527 ndërtime

Postuar në 17 Gusht, 2013 16:09

Ish-pronarët përfitojnë 3.6 milionë USD kompensim

Qeveria ka miratuar kalimin në pronësi të vetëdeklaruesve të 414 parcelave ndërtimore për të cilat paraprakisht Agjencia e Legalizimeve ka bërë gati dokumentacionin tekniko-ligjor. Po kështu janë miratuar edhe ndryshimet respektive në sipërfaqet e 113 parcelave për të cilat tashmë do të përgatitet fatura financiare. Në mbledhjen e djeshme në fokus ishin edhe ish-pronarët, të cilëve iu është zënë prona nga ndërtimet informale dhe që do të përfitojnë kompensim në masën 3.6 milionë dollarë. 

Berat, aksident i rëndë, taksisti përplas 3 të mitur

Postuar në 17 Gusht, 2013 16:06

Aksidentohen rëndë tre fëmijë nga një shofer taksie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në qendër të qytetit e Beratit. Ndërsa mësohet se shoferi i taksisë Luan Dushi ka qenë duke ecur me një shpejtësi 140 km/orë.

Nga hetimet paraprake mësohet se fëmijët të moshave 3 dhe 5 vjeç (motër dhe vëlla) si dhe kushëriri i tyre 7-vjeçar, po kalonin rrugën.

Ata janë përplasur nga automjeti, i cili i ka hedhur 30 metër në ajër. Ka qenë vetë shoferi i taksisë, i cili i ka transportuar fëmijët për në spital.

Përgjigje ndaj Nishanit, Braçe: Më tregoni një shqiptar që harxhon 1.2 milionë euro për shtëpinë

Postuar në 17 Gusht, 2013 16:03

Deputeti socialist thotë se të revoltuar me presidentin duhet të jenë shqiptarët, pasi ka marrë më shumë se 1.2 milion dollarë vetëm për rikonstruksionin dhe mobilimin e vilës ku banon.

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur akuzave të presidentit Bujar Nishani, se mazhoranca e re është duke shpikur dhe duke e kërcënuar dhe shantazhuar atë. Sipas Braçes, nuk është shpifje dhe as shantazh, të flasësh për shpenzimet e ekzagjeruara dhe të pajistifikuara të Nishanit.

Berisha në FB: Nga rrënimi mavi i brigjeve tek rrënimi mavi i mbarë vendit!

Postuar në 17 Gusht, 2013 16:02

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama, se do të rrënojë bregdetin shqiptar dhe mbarë vendin. Berisha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të komentuar nismën e re të ndërmarrë nga kryesocialisti Rama.

KLSH: Fullani, shkelje dhe me prokurimet

Postuar në 17 Gusht, 2013 16:00

Shpenzimet e fryra për paga dhe dieta nuk janë zërat e vetme të abuzimeve në Bankën e Shqipërisë. Top Channel zbardh të tjera detaje nga raporti i KLSH mbi menaxhimin financiar të bankës.

Këtë herë bëhet fjalë për prokurimet, të cilat sipas raportit kryhen në kundërshtim jo vetëm me ligjin por edhe vetë rregulloren e saj. “Në shumë prokurime-thote raporti- një pjesë e dokumentave të tenderit, përfshirë procesverbalet e komisionit të prokurimit nuk arkivohen”.

Dule: Prishja e kishës, akt i rëndë

Postuar në 17 Gusht, 2013 15:58

Një ditë pasi Zyra Përmbarimore nxorri nga ambientet e Pallatit të Kulturës, Kishën e Përmetit, nga qyteti i Gjirokastrës ka reaguar kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. 

Ky i fundit e cilëson si të papranueshme atë që ka ndodhur dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga strukturat shtetërore. Më tej Dule ka deklaruar se pavarësisht vendimeve të Gjykatave të të gjitha shkallëve, ekzistenca e Kishës në atë vend, është një fakt i njohur botërisht.

Tensionohet situata, të shtëna rreth xhamisë në Kajro

Postuar në 17 Gusht, 2013 09:07

Protestuesit kundër Morsit dhe pjesëtarë të policisë speciale janë mbledhur para një xhamie në Kajro
KAJRO- Situate e tensionuar ne Egjipt, kur ushtria ka hyre ne xhamine e mbushur me protestues. Mediat e huaja raportojne se ka pasur të shtëna intensive rreth një xhamie në kryeqytetin Kajro, ku protestuesit islamikë ishin mbledhur gjatë natës.

Në pamjet e drejtëperdrejta në televizion shiheshin forcat e sigurisë duke shtënë në minaretë e xhamisë Al-Fateh, gjatë ditës së sotme, ku janë mbledhur qindra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane.

Qytetarët i përgjigjen Ramës, fotot e para

Postuar në 17 Gusht, 2013 09:05

Përpjekja e kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama për të përfshirë edhe qytetarët në sfidën 20-vjeçare të kontrollit të territorit, duket se ka fituar mbështetjen e kërkuar, duke parë pëlqimet, fotot dhe komentet në rrjetin social Facebook.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara