Berat, aksident i rëndë, taksisti përplas 3 të mitur

Aksidentohen rëndë tre fëmijë nga një shofer taksie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në qendër të qytetit e Beratit. Ndërsa mësohet se shoferi i taksisë Luan Dushi ka qenë duke ecur me një shpejtësi 140 km/orë.
Nga hetimet paraprake mësohet se fëmijët të moshave 3 dhe 5 vjeç (motër dhe vëlla) si dhe kushëriri i tyre 7-vjeçar, po kalonin rrugën.
Ata janë përplasur nga automjeti, i cili i ka hedhur 30 metër në ajër. Ka qenë vetë shoferi i taksisë, i cili i ka transportuar fëmijët për në spital.
Ai është ndaluar nga policia, ndërsa bluzat e bardha bëjnë me dije se gjendja e fëmijëve është kritike për jetën. Policia thekson se drejtuesi i mjetit nuk ka dhënë asnjë deklarim lidhur me arsyet e aksidentit përpos faktit se ai ka pranuar se po ecte me shpejtësi të madhe.
Taksisti ka mohuar të ketë qenë i pirë, për shkak se ai punonte si shofer taksie, policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
SHEKULLI
Add new comment