Dule: Prishja e kishës, akt i rëndë

Postuar në 17 Gusht, 2013 15:58

Një ditë pasi Zyra Përmbarimore nxorri nga ambientet e Pallatit të Kulturës, Kishën e Përmetit, nga qyteti i Gjirokastrës ka reaguar kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. 

Ky i fundit e cilëson si të papranueshme atë që ka ndodhur dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga strukturat shtetërore. Më tej Dule ka deklaruar se pavarësisht vendimeve të Gjykatave të të gjitha shkallëve, ekzistenca e Kishës në atë vend, është një fakt i njohur botërisht.

"Moment i reagimit të mënjehershëm i rikthimit të objektit në funksion dhe në shërbim të Kishës dhe të besimtarëve.Mund të ketë vendime gjykatash,të çdo niveli, por mbi to qëndrojnë faktet e njohura botërisht dhe një kishë, një xhami, një teqe janë fakte të njohura botërisht janë vende të shenjta. Mbi vendet e shenjta nuk mund të veprohet siç u veprua një ditë më parë. Destinacioni i tyre është i patjersueshëm", tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së e konsideroi atë që ndodhi në Përmet si një shenjë të shkeljes së lirisë së besimit dhe rikthimin e Shqipërisë në vitin 1968 kur sistemi komunist ndaloi fenë në vendin tonë.

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.