NË KUKËS SËRISH GODASIN ME GURË AUTOBUSËT E KOSOVËS

Një autobus me studentë kosovar, që ka qenë duke udhëtuar nga Kukësi drejt pikës kufitare të Morinit në Kukës, është goditur me gurë gjatë udhëtimit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rexhepaj”, rreth 10 kilometër larg nga qyteti i Kukësit, transmeton BW.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se autobusi është gjuajtur me gurë duke thyer një prej xhamave të dritares së krahut të djathtë e duke tmerruar pasagjerët. Nga ky incident, fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur mes pasagjerëve të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit sapo ka marrë dhe denoncimin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe se aktualisht është duke punuar për gjetjen e autorit apo autorëve të kësaj ngjarje.
Të dhënat e para, që konfirmohen edhe nga dikasteri blu, bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes disa fëmijë kanë qenë duke kullotur bagëtitë, në pjesën e sipërme të rrugës. Të njëjtat burime thonë se studentët po ktheheshin nga pushimet në bregdet ku udhëtojnë çdo ditë mijëra kosovarë. Deri tani nuk ka ndonjë të shoqëruar në komisariatin e policisë, por policia vijon hetimet. Gjuajtja e autobusit apo edhe automjeteve të tjera me gurë nuk është një fenomen i ri. Shpeshherë turistë të ndryshëm bien preh e këtyre veprimeve duke ndikuar negativisht jo vetëm tek turistët por edhe vetë sezoni turistik.
EXPRESS
Add new comment