Arkiv-Lajme të përditësuara

Tenderi, Berisha blen 940 milionë lekë karburant

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:36

-Qeveria në ikje ka blerë dje karburant me një vlerë prej 940 milionë lekë. Fondi do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe karburanti do të shpenzohet nga kryeministria dhe institucionet në varësi të saj. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike mësohet se ka nisur procedura e prokurimit për furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Fondi limit është 949 234 900 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.

Përmet, ‘telenovela’ vazhdon, policia bashkiake rimerr Pallatin e Kulturës

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:33

Policia  private në Përmet përmes një aksioni të të realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka arritur të rimarrë sërish nën kontroll godinën e Pallatit të kulturës së këtij qyteti, dikur kishë, por që me vendim gjykate iu kthye bashkisë.

Një ditë më parë një grup besimtarësh besimtarë të drejtuar nga disa priftërinj hynë me forcë në këtë objekt duke thyer dyer dhe dritare pasi sulmuan rojet private që ruanin godinën. Si pasojë e konfrontimit fizik mbetur të lënduar përfaqësues të të dy palëve.

 

 

 

SHQIP

Arben Imami paditet për shkelje të ligjit në dhënien e gradave

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:32

Dhjetëra ushtarakë  akuzojnë ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe Komisionin e Vlerësimit të Gradave në Ministrinë e Mbrojtjes se kanë dhënë vlerësime subjektive.

Burime nga dikasteri i Mbrojtjes bëjnë të ditur për “Shekullin” se një numër i lartë ushtarakësh i janë nënshtruar vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Gradave, ku sipas tyre mjaft ushtarakë të zotë dhe të ndershëm nuk kanë mundur të rriten në gradë, pasi vlerësimet janë bërë mbi baza partiake.

ÇKA PO PRET JAKUPI

Postuar në 20 Gusht, 2013 03:31

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi prej muajit shkurt të këtij viti nuk ka bërë publik asnjë qëndrim sa i përket të ardhmes së tij politike.

Në atë kohë, Krasniqi pati shkruar dy letra njërën pas tjetrës, ku kishte sqaruar se nuk e pranon pozitën e anëtarit të Kryesisë së PDK'së, derisa zgjedhjet brendapartiake i kishte cilësuar si të parregullta dhe me qëllim për eliminime politike.

Sidoqoftë, analisti Shkëlzen Maliqi konsideron se rrugët e ish-Sekretarit të PDK'së me Hashim Thaçin janë ndarë, por vetëm ka mbetur të përcaktohet se si Krasniqi do të veprojë tutje.

Daçiç: Pjesëmarrja në zgjedhje, interes shtetëror

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:43

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se Beogradi do të marrë të gjitha masat për të dëshmuar se është i përcaktuar në favor të pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhjet komunale të tre nëntorit, që organizohen nga Prishtina.

Duke ju përgjigjur paralajmërimit të përfaqësuesve serbë të komunave veriore të Kosovës për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, ai tha se pjesëmarrja në to është interes shtetëror i Serbisë.

Të mërkurën, qeveria e re detajon programin

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:42

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të mbledhë ditën e mërkurë në qytetin e Vlorës kabinetin e ri qeveritar. Në këtë takim, i cili do të zgjasë dy ditë, pritet të diskutohet rreth dikastereve, strukturave dhe për programit 300-ditësh, i cili është hartuar nga grupi i përbashkëti i punës, PS-LSI. Kjo mbledhje do të shënojë edhe momentin e parë, ku do të zyrtarizohen prioritetet kryesore të qeverisë së re.

Bankat në garë për eurot e emigrantëve dhe turizmit

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:40

Muaji gusht është i artë për bankat, por edhe për ekonominë në tërësi. Aq valutë sa hyn gjashtë gjithë vitit barazohet vetëm me prurjet e gushtit. Të ardhurat nga emigrantët, turizmi dhe eksportet bujqësore arrijnë kulmin. Ndaj bankat kanë hedhur në treg oferta ekstra për llogaritë e kursimeve për të tërhequr sa më shumë depozita nga kjo sasi valute. Bankat kryesore kanë filluar ofertat promocionale për kursimet. Kush hap llogari kursimi në gusht ka interesa më të larta, lehtësi ekstra dhe të tjera elemente lehtësuese që bankat vitet e fundit i kanë bërë traditë t’i ofrojnë vetëm në gusht.

Kisha ‘rimerr’ Pallatin e Kulturës, besimtarët hyjnë forcërisht brenda ambienteve të saj

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:39

Çështja e kishës-pallat kulture në Përmet ka tensionuar sërish situatën ditën e sotme në këtë qytet. Kështu disa dhjetëra besimtarë ortodoksë të prirë nga prifti i Përmetit, Thomallari dhe disa priftërinj të tjetër të ardhur nga Metropolia e Gjirokastrës kanë hyrë me forë brenda ambienteve të ish-kishës, duke u përleshur me policinë private që ishte vënë për të ruajtur objektin.

Situata ka qenë e tensionuar për shkak të përleshjes disa minutëshe mes besimtarëve dhe policisë private, ndërsa mësohet se policia e shtetit nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Berisha i ankohet Haradinajt për PS-në: Erdhi në pushtet me premtime të parealizueshme

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:37

Kryeministri në largim, Sali Berisha, është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi, Berisha ka thënë se të gjitha arritjet e Shqipërisë, janë të lidhura me emrin e PD-së. Ai i është ankuar Haradinajt se PS erdhi në pushtet përmes premtimeve të parealizueshme.

Golemi mes ujërave të zeza

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:37

Shumë pushues kanë nisur të largohen nga zona turistike e Golemit, të lodhur nga premtimet për investime dhe shërbime bazë komunitare. 

Investimi i Bankës Botërore për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza nuk u bë funksional as këtë vit. Projekti është ndërprerë pa realizuar rrjetin dytësor të kanalizimeve që mundëson lidhjen e godinave të shumta me rrjetin kryesor të shkarkimit të ujërave të zeza dhe impiantin e përpunimit të tyre në Shënavlash të Durrësit që u përurua në pranverë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara