Kisha ‘rimerr’ Pallatin e Kulturës, besimtarët hyjnë forcërisht brenda ambienteve të saj

Postuar në 19 Gusht, 2013 16:39

Çështja e kishës-pallat kulture në Përmet ka tensionuar sërish situatën ditën e sotme në këtë qytet. Kështu disa dhjetëra besimtarë ortodoksë të prirë nga prifti i Përmetit, Thomallari dhe disa priftërinj të tjetër të ardhur nga Metropolia e Gjirokastrës kanë hyrë me forë brenda ambienteve të ish-kishës, duke u përleshur me policinë private që ishte vënë për të ruajtur objektin.

Situata ka qenë e tensionuar për shkak të përleshjes disa minutëshe mes besimtarëve dhe policisë private, ndërsa mësohet se policia e shtetit nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

ZËDHËNËSI I KISHËS ORTODOKSE: BESIMTARËT ORTODOKSË RIMARRIN PËRSËRI KISHËN
Ora 17:30
-Ndërkohë sipas zëdhënësit të Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, besimtarët orthodhoksë të Pëmetit rimarrin përsëri kishën e tyre pas konfrontimit me Policine private.

Sipas zëdhënësit të kishës rreth orës 11:00 dy autobusë me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë nga qarku i Gjirokastrës kanë zbritur në Përmet dhe i janë drejtuar Shtëpisë së Kulturës për të rimarrë godinën, teksa ka pasur dhe debate dhe konfrontim fizik mes tyre dhe policisë private, duke shkaktuar dhe dy të lënduar.

Sot paradite besimtarët dhe priftërinjtë ortodoksë janë futur me forcë në Shtëpinë e Kulturës, e cila përdorej si kisha e Shën Marisë së Pazarit, por prej disa ditësh, godina iu kthye bashkisë pasi kishte fituar betejën gjyqësore.

BASHKIA E PËRMETIT PADI NË PROKURORI NDAJ PRIFTËRINJVE
Ora 16:50-
Bashkia e Përmetit ka ngrtur padi në prokurori ndaj priftërinjve që sipas këtij institucioni, dhunuar Pallatin e Kulturës.

PËRMET, PLAGOSEN ME THIKË 2 PERSONA: NA QËLLOI POLICIA PRIVATE
Ora 15:30
-Ndërkaq 2 persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Përmet. Të plagosurit pretendojnë se u goditën nga policia provate, por zyrtarisht kjo mbetet edne e pakonfirmuar. Një nga të plagosurit ka plagë në ballë dhe tjetri në vesh.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.