Burgaj takon kreun e OSBE: Luftë pa kompromis krimit e korrupsionit

Postuar në 19 Gusht, 2013 09:13

Kreu i prezences se OSBE ne vendin tone  Robert Wilton ka garantuar drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj per intensifikimin e metejshem te bashkepunimit.

Gjate nje takimi te zhvilluar mes tyre Burgaj pranoi se krimi sa vjen e sofistikohet, por theksoi se zbulueshmeria vazhdon te jete mbi 80%. 

“Kjo dëshmon më së miri profesionalizmin e Policisë së Shtetit, si dhe teknologjinë e përparuar të cilën tashmë ajo disponon, falë ndihmës dhe mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar. Logjistika e përparuar që policia ka në dispozicion po jep rezultate të larta, siç është dhe rasti i kamerave termike në kufi, falë të cilave në kufirin Shqiptaro-Grek, po mundësohet bllokimi i tentativave për kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e tjera drejt BE-së”- tha Burgaj.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, garantoi mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për Policinë e Shtetit, si në nivelin operacional, në mbështetjen me logjistikë, si dhe për realizimin e trajnimeve të punonjësve të policisë apo seminareve. 

Po ashtu Z. Wilton bëri prezent faktin se tashmë do të caktohet një këshilltar i ri për asistencën policore, i cili do të jetë një mbështetje dhe burim për Policinë e Shtetit, ndërkohë që në fund të muajit shtator do të realizohet një trajnim për diversitetin, i cili është një tjetër shembull i bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues, ku krahas ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë përzgjedhur tashmë do të ketë dhe ekspertë nga vendet e rajonit, në mënyrë që trajnime të tilla të jenë një shkëmbim eksperience

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.