Arkiv-Lajme të përditësuara

Tërhiqet Greqia: Urdhri për ndalimet, nga persona të paautorizuar, asnjë shqiptar nuk do ketë probleme

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:12

Qeveria greke është distancuar nga situata kaotike e shënuar gjithë paraditen e sotme në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, duke deklaruar se nuk ka lëshuar asnjë urdhër për moslejimim e kalimit të shqiptarëve vetëm me pasaporta. Sipas burimeve nga qeveria greke urdhri për ndalimet në kufi është dhënë nga persona të paautorizuar.

Statusi,Berisha: Shpresojmë në dhjetor

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:10

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha është ndalur tek marrja e statusit kandidat të Shqipërisë, duke shpresuar që pas bllokimit, të bërë sipas tij nga Edi Rama, ky vendim të merret në dhjetor. 

"Besojmë dhe urojmë që të merret në dhjetor dhe thirrja jonë është që Shqipëria e meriton plotësisht statusin, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë qindra milionë euro të tjera në të gjitha fushat që i ka shumë të nevojshme", tha Berisha.

Letër në Ambasadën Britanike në Tiranë: Do ju hedh në erë

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:51

Antiterrori shpall në kërkim autorin e kërcënimit. Roland H., nga Kukësi, e kthyen se ishte me letra kosovare

Një letër me përmbajtje kërcënuese, drejtuar Ambasadës Britanike në Tiranë, ka vënë në alarm shërbimet e Antiterrorit të Policisë së kryeqytetit. Letra i ishte dërguar selisë diplomatike më datë 15 gusht 2013 nëpërmjet postës, por adresa e shënuar në zarf ishte e rreme. Përfaqësuesit e Ambasadës menjëherë kanë vënë në dijeni Policinë e Tiranës, fillimisht nëpërmjet sallës operative, më pas kanë bërë edhe kallëzim me shkrim. 

Kavajë, i vë flakën shtëpisë dhe vret veten i moshuari

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:49

Enver Shabjani, 72 vjeç, i cili rreth orës 10:00 i vuri flakën shtëpisë së tij, është gjetur i vdekur brenda në banesë. Sipas të dhënave të fundit, dyshohet se vdekja është pasojë e presionit që kanë bërë përmbaruesit për t’ia marrë shtëpinë. Zjarrfikëset ka vënë në kontroll flakët, ndërkohë që policia do të do të nis hetimet mbi ligjshmërinë e kërkesës së përmbaruesve. Nga Tirana janë nisur ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur vdekjen e 72-vjeçarit. 

I vë flakë shtëpisë, përmbaruesit donin t'ia merrnin

Qeveria emetoi 15 mln eurobono borxh të brendshëm, interesi 3%

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:47

Ditë të arta për borxhin e qeverisë, interesat e të cilit kanë rënë në nivelin më të ulët historik. Vlerat e ulëta përveç lekut vijuan edhe për borxhin në euro që qeveria realizoi dje në një ankand të posaçëm. Banka e Shqipërisë shiti për llogari të qeverisë 15 milionë euro letra me vlerë me afat maturimi 12-mujor. Ndryshe nga ankandi i kaluar në korrik, ku BSH nuk arriti që të shesë të gjithë shumën e nxjerrë në shitje për shkak të interesit të lartë të ofruar nga bankat, pavarësisht kërkesës së lartë për to, këtë herë ajo ia ka dalë që të mbledhë të gjithë shumën që i duheshin financave.

Ndalimi i emigrantëve në kufi, pala shqiptare vendos reciprocitetin: Ndalohet hyrja e grekëve

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:46

Çështja e kishës së Përmetit duket e po e fut në një rrugë të rrezikshme marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kështu, pas vendimit të palës greke për të mos lejuar kalimin e shqiptarëve ne dy pikat e kalimit, Kakavijë dhe Kapshticë, pala shqiptare ka vendosur t’ia kthejë me të njëjtën monedhë asaj greke.

Rama mbledh kabinetin e tij në Vlorë: Reforma, shpirt skuadre, integritet, transparencë

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:45

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama do të mbledhë sot për herë të parë në Vlorë, në qytetin ku edhe u zgjodh deputet, kabinetin e ri qeveritar.

Rama njoftoi përmes profilit të tij në Twitter, për mbledhjen e qeverisë së re në Vlorë. Sipas tij, do të jetë një takim dy ditor i kabinetit të ri qeveritar.

Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparencë”- shkruan Rama.

 

 

TEMA

Nis zbrazja e SHQUP

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:43

Ka filluar lëvizja e objekteve dhe lirimi i Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve. Historia që krijoi përplasje të mëdha mes Qeverisë që i dha këtë godinë Partisë Demokratike për të ngritur aty seline e vet, Forcave të Armatosura që ishte kundra këtij vendimi dhe ushtarakeve ne lirim apo edhe qeverise se re pothuajse ka perfunduar. 

Mjete te renda transportuese ushtarake kane filluar te zhvendosin objektet ushtarake qe kane qene brenda ketyre ambienteve per t'i dhene me pas ne dorezim Partisë Demokratike, e cila eshte tashme pronare e re e ambienteve te SHQUP. 

Situata në Egjipt, SHBA dënojnë deklaratën e Erdogan

Postuar në 20 Gusht, 2013 17:23

Shtëpia e Bardhë i ka dënuar ashpër akuzat e kryeministrit turk, Rexhep Erdogan se Izraeli qëndron prapa përmbysjes së presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, nga ushtria më 3 korrik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest e cilësoi deklarëtn e Erdogan ofenduese dhe të gabuar.

Ai tha se deklarime të tilla vetëm sa e tërheqin vëmendjen për nevojën që të gjitha shtetet në rajon të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive.

Kryeministri turk, Erdogan, i bëri akuzat gjatë një fjalimi që është transmetuar nga mediat kombëtare turke.

Berisha, vetëcensuron deklaratën për Greqinë

Postuar në 20 Gusht, 2013 17:23

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pak orë pas deklaratës së zëdhënëses së tij ka postuar në Facebook deklaratën e mbajtur për shtyp lidhur me incestet në Përmet mbi konfliktin bashki-kishë.

Vihet re, se në postim mungon pjesë ku Berisha cilëson të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë deklaratën e djeshme të autoriteteve greke.

Në thelb deklarata e zëdhënëses dhe postimi i Berishës nuk ndryshon por nuk dihet aryesja e kësaj autocensure të Kryeministrit.

 

Deklarata e publikuar në km.gov.al

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara