Kavajë, i vë flakën shtëpisë dhe vret veten i moshuari

Postuar në 21 Gusht, 2013 05:49

Enver Shabjani, 72 vjeç, i cili rreth orës 10:00 i vuri flakën shtëpisë së tij, është gjetur i vdekur brenda në banesë. Sipas të dhënave të fundit, dyshohet se vdekja është pasojë e presionit që kanë bërë përmbaruesit për t’ia marrë shtëpinë. Zjarrfikëset ka vënë në kontroll flakët, ndërkohë që policia do të do të nis hetimet mbi ligjshmërinë e kërkesës së përmbaruesve. Nga Tirana janë nisur ekspertë të kriminalistikës për të zbardhur vdekjen e 72-vjeçarit. 

I vë flakë shtëpisë, përmbaruesit donin t'ia merrnin

Një qytetar në Kavajë i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij, pasi Përmbarimi ka kërkuar që t’ia marrë banesën. Ai është Arben Shabjani, i cili gjithashtu, ka shtënë në ajër me kallashnikov, për të trembur përmbaruesit dhe forcat e policisë që ndodhen aktualisht në vendin ngjarjes. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.