Ndalimi i emigrantëve në kufi, pala shqiptare vendos reciprocitetin: Ndalohet hyrja e grekëve

Çështja e kishës së Përmetit duket e po e fut në një rrugë të rrezikshme marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kështu, pas vendimit të palës greke për të mos lejuar kalimin e shqiptarëve ne dy pikat e kalimit, Kakavijë dhe Kapshticë, pala shqiptare ka vendosur t’ia kthejë me të njëjtën monedhë asaj greke.
Policia kufitare ka vendosur marrëdhënien e reciprocitetit me Greqinë. Ka qenë vetë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija i cili e ka bërë të ditur këtë vendim dhe ka urdhëruar të zbatohen procedura reciproke. Ai ka kerkuar qe te mos lejohet te kaloje anje shtetetas grek neqoftese nuk e justifikon kalimin. Për këtë, sipas drejtorit shqiptar te kufirit, është vënë në dijeni edhe pala greke, dhe në bazë të këtij vendimi janë kthyer pas disa shtesa grek të cilët nuk janë lejuar të kalojnë në doganën shqiptare.
Hakmarrja greke për ‘Përmetin’, bllokojnë kalimin e shqiptarëve në kufi
Situatë kaotike raportohet nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku shtetas shqiptarë po hasin pengesa nga punonjësit e doganës greke për të kaluar në tokën helene.
Sipas informacioneve të fundit policia greke nuk ka lejuar shtetasit me pasaportë shqiptare dhe mjetet me targa shqiptare të kalojnë kufirin, madje një punonjës i policisë greke në Kakavijë ka shkelur në zonën neutrale për të kthyer mbrapsht udhëtarët.
Kryesisht janë kthyer persona të cilët disponojnë vetëm pasaportën shqiptare dhe nuk kanë një leje qëndrimi të paktën pesëvjeçare për në shtetin helen.
Që në orët e para të mëngjesit jane kthyer mbrapsht vetem ne piken kufitare te Kakavijës 200 shqiptarë. Drejtuesit e policisë lokale kanë marrë kontakt me përgjegjësit e pikës së kalimit kufitar nga pala greke të cilët kanë deklaruar se kanë urdhër për kthimin e shtetasve shqiptarë që nuk kanë banim në Greqi.
Ndërsa në Kapshticë raportohet se doganierët grekë u kanë kërkuar 1500 euro garanci shtetasve shqiptarë, madje u kanë përmendur edhe situatën e krijuar në Përmet.
Për situatën e krijuar drejtori i Kufirit A. Abrija ka kërkuar një takim urgjent me homologun e Athinës.
SHQIP
Add new comment