Arkiv-Lajme të përditësuara
Skandali/ SHQUP-i u takon pronarëve të ligjshëm, jo PD-së
Pronarët e tokës së SHQUP-it: Qeveria nuk respekton të drejtën ligjore për pronën
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
“Sa i përket Shtëpisë së Oficerëve, kjo pronë është njohur tashmë si pronë që i përket familjes sime”
ANKETA: SHPEND AHMETI E MUND ISA MUSTAFËN
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti mund të fitojë përballë Isa Mustafës në garën për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e sivjetshme lokale.
Kështu tregon anketa e fundit e realizuar nga Gazeta Express, e ku kanë marrë pjesë 6283 lexues.
Për Shpend Ahmetin kanë votuar 4077 lexues ose ka marrë 65 për qind të votave, derisa Isa Mustafa ka marrë 2206 vota ose 35 për qind.
Anketa është hapur më datën 16 gusht në ora 18:17 dhe është mbyllur ditën e djeshme, më 23 gusht në ora 16:26 minuta.
Vrasje me armë zjarri në Tiranë
Një vrasje me armë zjarri është shënuar gjatë mbrëmjes së të premtes në Tiranë, pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re.
Viktima është identifikuar si Helidon Lafeta, 37 vjeç, i cili është qëlluar me pistoletë nga dy persona, të cilët janë larguar me motoçikletë, duke mos pasur mundësi identifikimi, për shkak se mbanin kaska mbrojtëse.
Nga të shtënat është plagosur edhe një vajzë, që shoqëronte viktimën, e moshës rreth 20 vjeç, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
Zbulohet një varr i lashtë, dyshohet të jetë i Aleksandrit të Madh
Mediat greke dhe ato nderkombetare raportojne per nje zbulim te fundit te arkeologeve ne Greqi. Mesohet se eshte gjetur nje varr i lashte, qe besohet te jete i Aleksandrit të Madh. Varri është zbulkuar në Amfipoli Serres dhe është 498 m i gjatë e 3 metra i lartë.
Varri është prej mermeri, në formë piramide, me simetri dhe harmoni të madhe dhe në krye të tij është vendosur një luan, i cili është simbol karakteristik i Mbretërisë maqedonase, gjë që intepretohet nga zbuluesit si një shenjë që i takon një varri mbretërish
PANORAMA
Ideja e ndritur e Alfanos: Vendet përkatëse të paguajnë për të burgosurit e tyre në Itali
“Jam i mendimit që ushqimi dhe fjetja e të burgosurve emigrantë të paguhen nga vendet e tyre”. Kjo është ajo që ka thënë sot zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano në mbledhjen e Riminit ndërsa flitej për emergjencën e burgjeve.
Berisha: Rama e nisi si leninist me “Pushteti popullit – ne detyrat
Kryeministri në largim Sali Berisha ka analizuar edhe sot takimin dyditor informal të mazhorancës së re në Vlorë. Në rrjetin social facebook, Berisha ndalet në 3 pika kryesore, të cilat ai i sheh si produkt të asaj që vetëm një ditë më parë e etiketoi si parodia e Ujit te Ftohte:
“Nga parodia e ujte te ftohte:
- Sllogani bajat leninist: Pushteti popullit, ne detyrat!
- Ftohet 100 diteshi, kthehet ne 300 ditesh!
- Nuk do pyesim per ligje, do prishim ndertesat me leje (te atyre qe nuk jane te popullit).
Rama, ministrave: Punësimet në dikastere, transparente dhe me konkurse
Takimi në Vlorë
Kryeministri i zgjedhur dha detyrat për 20 anëtarët e kabinetit deri në marrjen zyrtare të pushtetit
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Mesila Doda ngre diversione: Po sikur Meta të tërheqë mbështetjen për qeverinë e Ramës…
Takimet e Ramës dhe ministrave të rinj, me homologë të vendeve të ndryshme, para se ata të marrin zyrtarisht detyrën, kanë ngjallur një farë xhelozie tek mazhoranca në ikje. Deputetja demokrate, Mesila Doda, duke komentuar takimin e fundit të Saimir Tahirit me homologun e vet Italian, shprehet se ata po tregohen të paduruar. Ajo ngre diversion pastaj, duke thënë se mazhoranca e re nuk mund të vijë në pushtet, në rast se Ilir Meta tërheq mbështetjen për Ramën.
Bode: S’po lemë tokë të djegur
Për herë të parë pas shumë muajsh, ministri në ikje i Financave ka folur publikisht mbi gjendjen financiare të Qeverisë.
Duke komentuar ecurinë e 7 muajve të parë të vitit, Ridvan Bode tha se Qeveria nuk po lë pas tokën e djegur, po u dorëzon socialistëve një buxhet që ka reaspektuar kufijtë e vendosura nga ligji.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në 7 muajt e parë të vitit, Qeveria e ka shkelur kufirin e programuar të deficitit me 4 miliardë lekë.
Top Channel
Imami shet avionë dhe anije për skrap para ikjes
Në prag të largimit nga pushtetit, ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka vendosur që dikasteri që ai drejton ta shfrytëzojë këtë periudhë për të zhvilluar tenderë për të shitur sasi të konsiderueshme skrapi. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se pjesët e shitura për skrap, janë pjesë të avionëve dhe të pajisjeve të tjera ushtarake, të cilat janë vlerësuar prej grupeve të punës si të panevojshme për përdorimin e tyre të mëtejshëm për ushtrinë.