Mesila Doda ngre diversione: Po sikur Meta të tërheqë mbështetjen për qeverinë e Ramës…

Takimet e Ramës dhe ministrave të rinj, me homologë të vendeve të ndryshme, para se ata të marrin zyrtarisht detyrën, kanë ngjallur një farë xhelozie tek mazhoranca në ikje. Deputetja demokrate, Mesila Doda, duke komentuar takimin e fundit të Saimir Tahirit me homologun e vet Italian, shprehet se ata po tregohen të paduruar. Ajo ngre diversion pastaj, duke thënë se mazhoranca e re nuk mund të vijë në pushtet, në rast se Ilir Meta tërheq mbështetjen për Ramën. Është një diversion në fakt, që bëhej pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, kur demokratët panë se kishin humbur në mënyrë të thellë.
“Saimir Tahiri në Itali. Dy ministrat e Brendshëm, takim për të bashkërenduar luftën kundër trafikut dhe krimit
Po sikur….Meta të tërheq mbështetjen, Edi Rama të besojë se ka një kandidaturë tjetër më të mirë, kandidatura të mos kalojë dot në Parlament a në Presidence…për çfarë dhe me ç’tagër e bëri takimin???
Këto janë të vetmit raste kur kryeministri turk takon nje homolog në të ardhmen, kur ministri i Brendshem italian takon një kandidat për homolog në të ardhmen…
Përtej faktit që këto takime janë formalisht jokorrekte, pasi janë të paveshura me fuqi ligjore dhe kushtetuese, nga ana substanciale takimet janë thellësisht të defektuara. Kandidatët as kanë marrë në duar institucionet, as dinë realisht gjendjen e tyre deri ditën që do marrin emërimet dhe ndoshta edhe për disa kohë më pas, derisa të kuptojnë gjëndjen reale dhe të vijojnë me zbatimin e platformës së tyre, ndaj tematika e bisedimeve bëhet edhe me joserioze.
Kjo që po shohim është një skenar pjelle e padurimit dhe dihet që në politikë ky është këshilltari më i keq….”, shprehet Mesila./b.l
TEMA
Add new comment