Arkiv-Lajme të përditësuara

Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:29

-Brenda katër viteve të ardhshëm vendi pritet që t’i nënshtrohet një ndarjeje të re territoriale të vendit. Pasi ka fituar 83 mandate në Kuvendin e ri, e majta i ka mundësitë të arrijë të miratojë ndryshimet në ndarjen administrative, që kërkojnë shumicë të cilësuar. Do të mjaftonte vetëm një deputet nga partitë e djathta, dhe e majta do të arrinte të plotësonte kuorumin e nevojshëm prej 84 deputetësh. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, u shpreh dje se për një menaxhim më të mirë të territorit, nevojitet edhe një ndarje e re administrative .

Qeveria, pazare deri ditën e fundit “Albpetrol” shet naftën që “nuk e ka”

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:27

Shkresa drejtuar “Bankers”, i kërkohet paradhënie sasia për 2013 dhe e shet 15 milionë USD

Bregu: Komentet e Arvizu, të papërshtatshme. Aq më tepër që tashmë i ka përfunduar mandati

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:26

Një ndër figurat kryesore të PD-së, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu garanton qytetarët shqiptarë se do të jetë një opozitë e fortë, denoncuese përmes fakteve konkrete përballë çdo premtimi të pambajtur të mazhorancës së re.

HAKMARRJA E LIMAJT

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:24

Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë nisur t'i hakmerren PDK'së, e cila i ka larguar këta të dy nga pozitat më të larta partiake.

Kështu, përkrahësit e Limajt dhe Krasniqit në Malishevë, Drenas e Ferizaj kanë themeluar iniciativa qytetare për të garuar për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Vetëm në vendlindjen e Limajt janë shuar tetë Degë të PDK’së dhe i janë bashkuar Iniciativës Qytetare për Malishevën. Të fundit që kanë braktisur PDK’në janë Nëndegët e fshatit Guncat dhe Shkarashnik.

Shijak, vritet në atentat 36-vjeçari

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:22

Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një të riu, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në sheshin kryesor të qytetit, ku persona ende të paidentifikuar nga policia hapën zjarr nga një mjet tip “Audi” pa targa, në drejtim të Ervin Kërtallës, 36 vjeç dhe shtetasi D.V, banues në Tiranë.

v/ministri i Jashtëm grek: Ngjarjet në Përmet, të papranueshme

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:52

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Kourkoulas i ka cilësuar ngjarjet në Përmet si të papranueshme, ndërsa ka theksuar se “ajo që është e vërtetë për vendet e tjera, të cilët janë të interesuar për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, vlen edhe për Shqipërinë.”

Në një intervistë  për gazetën, Eleftherotypia, Kurkulas thotë se  hyrja në familjen evropiane kërkon hormizim të ligjeve në frymën e normave evropiane. 

KQZ: Tenderin e fitoi bashkëshorti i Lleshit, por më pas kemi ndërruar fituesin

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:50

KQZ ka reaguar sot ndaj lajmit të botuar në DITA mbi fituesin e tenderit të prodhimit të fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator në Korçë. Pasi merret me një lapsus të artikullit, – të cilin ne e pranojmë, por që nuk ka  ndonjë rëndësi për thelbin e problemit (jo votim në Korçë, por në Dardhas të Korçës) – KQZ ka konfirmuar që fitues i tenderit është bashkëshorti i Lefteri Lleshit.

Shehi: Opozita e djathtë të luajë rol kyç për reformat

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:48

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, bën apel për një ringritje të së djathtës shqiptare. Gjatë një interviste në “ABC News”, ai ia atribuon këtë rol kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha. Duke pranuar se politika e qendrës së djathtë ka konsumim, më së shumti nga qeverisja 8-vjeçare, Shehi e sheh të ardhmen e këtij poli drejt një politike të re. “Kryetari i ri i PD-së ka nevojë të agregohet përqark personazheve të reja, por edhe ideve”, – thotë Shehi në intervistën e tij, ndërsa bën apel për një largim nga butaforia politike rurale.

Arvizu takon Kodhelin, pronat e ushtrisë: Çdo gjë që shqetëson shqiptarët, shqetëson edhe SHBA

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:45

Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu ishte pasditen e sotme në selinë e PS, ku zhvilloi një takim me ministren e re të Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në përfundim të takimit që të zgjati përreth një orë e gjysmë, Kodheli u shpreh entuziaste për ndihmën që SHBA ka ofruar t’i japë qeverisë së re e cila mandatohet në shtator.

Refuzimi i pasaportave nga Greqia

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:44

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga skadimi i afatit të lënë nga Qeveria greke për kalimin e kufirit nga fëmijët shqiptare të lindur në Greqi, për shkak të toponimeve në pasaportën biometrike, institucioni i Avokatit të Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme të marrë përgjegjësitë dhe të zgjidhet menjëherë problemi, koston e të cilit po e paguajnë qytetarët shqiptarë. 

Sipas ekspertëve të Avokatit të Popullit Andi Bala, e gjithë përgjegjësia bie mbi Drejtorine e Pergjithshme të Gjendjeve Civile dhe Ministrinë e Brendshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara