KQZ: Tenderin e fitoi bashkëshorti i Lleshit, por më pas kemi ndërruar fituesin

KQZ ka reaguar sot ndaj lajmit të botuar në DITA mbi fituesin e tenderit të prodhimit të fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 shtator në Korçë. Pasi merret me një lapsus të artikullit, – të cilin ne e pranojmë, por që nuk ka ndonjë rëndësi për thelbin e problemit (jo votim në Korçë, por në Dardhas të Korçës) – KQZ ka konfirmuar që fitues i tenderit është bashkëshorti i Lefteri Lleshit.
“…Ligji i prokurimit publik, ashtu si çdo ligj tjetër, ka në themel të tij parimin e barazisë, çka do të thotë që asnjë kompani nuk mund të përjashtohet apriori nga e drejta e konkurimit. Më datë 14 gusht 2013 (jo më 12 gusht sic referon lajmëtari), u hapën oferat nga komisioni i vlerësimit të ofertave, ngritur me nëpunës të administratës së KQZ-së, konform përcaktimeve ligjore. Rezultoi vetëm një shoqëri pjesëmarrëse, ajo që artikullshkruesi e përcakton si shoqëri fituese të tenderit…” – thotë deklarata e KQZ-së.
Më pas KQZ deklaron se e ka ndërruar fituesin e tenderit (!). Nuk specifikon në ç’datë e ka bërë këtë, duke e errësuar edhe më shumë këtë pjesë. Kujtojmë se KQZ është një institucion i spikatur për militantizëm dhe nuk do ta kishte për herë të parë falsifikimin e dokumentave.
Shkruan më tej KQZ në deklaratën reagim për artikullin e DITA:
“Por sipas dokumentacionit të paraqitur, kjo shoqëri nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor me letër ëatermark dhe bar kod me numër serial progresiv, kriter i domosdoshëm ky për fletën e votimit, mospërmbushja e të cilit çoi në anullimin e kësaj procedurë prokurimi. Në këto rrethana KQZ, iu drejtua shoqërisë sllovene Cetis D.D. e cila mori përsipër të prodhojë fletët e votimit në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara, kompani e cila ka prodhuar dhe fletët e votimit të datës 23 qershor 2013. Fletët e votimit të prodhuara nga shoqëria sllovene për zgjedhjet e pjesshme të datës 01 shtator 2013, do të mbërijnë në doganën e Tiranës më datë 27.08.2013. Me të pavërtetat e mëdha që lajmëtari-jurist merr përsipër të shpërndajë, nuk ka bërë gjë tjetër vetëm është përdorur për të hedhur mesazhe krejtësisht të pavërteta për t’u përtypur më tej nga opinioni i gjerë…” etj
Më poshtë, analiza juridike e shkeljes që ka kryer KQZ-ja, pavarësisht “korrigjimeve” ende të paverifikuara që ka bërë më pas:
Sipas nenit 21 të ligjit nr 9637/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike – asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji (këtu përfshihet edhe Kryetari i KQZ) – dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, – nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.
Gjithashtu në pikën 3 të këtij neni, theksohet se ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet një institucioni publik nga njëra anë dhe një individi, personi fizik a juridik nga ana tjetër, kur zyrtari, që ushtron funksionet në këtë institucion publik ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve dhe të ofertave apo në përcaktimin e termave të kontratës.
Ligji ka përcaktuar në mënyrë të qartë në nenin 24 të tij që, në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 pika 1 (e sipërpërmendur) përfshihen bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es.
Për më tepër, në nenin 35, pika 2 të ligjit përcaktohet që në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, si në rastin e znj. Lleshi në emër të bashkëshortit të saj, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.
Pra, nisur nga parashikimet e mësiperme të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave dhe dokumentacionin, faktet që kemi përshkruar sot në gazetë, mund të themi që znj. Lleshi në këtë rast ka shkelur ligjin dhe është në konflikt të hapur interesi.
Ky nuk është rasti i parë për znj. Lleshi. Probleme me ILDKP dhe konfliktin e interesit gjatë deklarimeve të pasurisë ajo ka patur edhe në vitet e kaluara, për shkak të pjesmarrjes në vite të bashkëshortit të saj në prokurime me institucione publike. Por duket se në të shkuarën ia ka hedhur paq duke shpëtuar në mënyrë të padrejtë nga kthimi i shumave të përfituara nga të gjitha prokurimet e fondeve publike, pavarësisht se ligji e parashikon qartë bërjen nul të pavlefshme të të gjitha këtyre kontratave.
Për sanksionin qe ndërmerret ndaj zyrtarit publik në këto raste, neni 44 i ligjit të mësipërm, shprehet se çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, (kur nuk përbën vepër penale), përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, që në këtë rast është nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë.
Por a ka kryer vepër penale në këtë rast znj. Lleshi, pra a ka konsumuar ajo elementet e figurës së shërdorimit të detyrës? Këtë vlerësim po ia u lëmë organeve kompente të drejtësisë për gjykuar.
Gjithsesi ligji parashikon në nenin 40 të tij që aktet dhe kontratat administrative të çdo institucioni publik të nxjerra në kushtet e konfliktit faktik ose në dukje të interesave, janë të pavlefshme, sipas parimeve e procedurave të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative.
Gazeta fton znj.Lleshi të prishë kontratën e lidhur për fletët e votimit me bashkëshortin e saj, (ndoshta me këtë rast i jep fund edhe kalvarit të gjatë në gjykatë për zgjidhjen e martesës së saj). Duket që kjo martesë nëse vazhdon të qëndrojë në fuqi, po iu kushton shtrenjtë asaj dhe bashkëshortit të saj, mospërfitimin nga fondet publike në biznesin e tyre. Apo të jetë ky shkaku i vërtetë i “ndarjes” së tyre?
************
Tenderin e KQZ-së e fiton…bashkëshorti i kryetares së KQZ-së!
Më datën 12 Gusht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon një tender për të shtypur dhe printuar rreth 20 mijë fletë votimi për zgjedhjet e pjesshme të datës 1 Shtator 2013, dy komuna Dardhas (Korçë) dhe Rrethina (Shkoder). Më datën 12 Gusht ora 12:00 hapen ofertat dhe fituese shpallet kompania “Adel Co” Deri këtu çdo gjë duket krejt normale dhe korrekte me procedurën por…
Një kërkim më i hollësishëm në Qendrën Kombëtare të Biznesit nxjerr emrin e shtetasit Arjan Lleshi. Arjan Lleshi është bashkëshorti i Kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi. E habitshme është që faqet rozë të mediave kanë shkruar ca kohë më parë për një divorc të çiftit Lleshi, por kjo historia e tenderit e bën këtë “divorc” të bjerë ca erë. Madje, kërkesa për divorc mes tyre e bërë që vitin e kaluar rezulton e pezulluar në portalin e Gjykatës së Tiranës. Pra ata vazhdojnë ligjërisht të jenë bashkëshortë.
“Adel Print”
Në letra figuron emri i shtetasit Reshit Koni. Rezulton se ai është pronar aktual i Adel Co dhe Adel Print. Po kush është zoti Koni? Kompania “Adel Print” që me letra është në pronësi të Reshit Konit është krijuar nga vitin 2008. Nga kush? Duke lexuar historikun në QKR të kompanisë dokumentat zyrtare tregojnë se është krijuar pikërisht nga… bashkëshorti i Lefterije Lleshit, zoti Arjan Lleshi. Në Qershor të vitit 2010 zoti Lleshi, bën papritur një kontratë mirëbesimi me shtetasin Reshit Koni duke i transferuar të gjitha kuotat Reshit Konit në përgjegjësi. (në kontratë shënohej se pronari i vërtetë i kuotave mbetej zoti Arjan Lleshi). Transferimi i përgjegjësisë ishte bërë vetëm për faktin se gruaja e tij, Lefterija ishte zgjedhur anëtare e KLD-së dhe duke u bazuar në ligjin për “Parandalimin e Konfliktit të Interesit” ai ia kalonte kuotat personit të besuar Reshit Koni. Ishte një kontratë që tregonte gjithçka, shkruhej e zezë mbi të bardhë se do të ishte Arjan Lleshi pronari i vërtetë, por për sa kohë Lefterije Lleshi do të mbante një pozicion të rëndësishëm publik, kompania do të vazhdonte të aplikonte për tenderë publik me fonde publike nën emrin e Reshit Konit.
Kjo kontratë nuk u kapërdi dhe aq lehtë nga Qendra e regjistrimit të Biznesit e cila e bllokoi atë dhe i detyroi dy aktorët e kësaj historie, Arjan Lleshi dhe Reshit Konin që të hiqnin dorë nga kontrata e mirëbesimit e lidhur në Qershor 2010 e që hapur fliste për një kalim fiktiv pronësie, duke i detyruar që në Dhjetor të vitit 2010 të lidhnin një kontratë ligjore të shitjes “prej vërteti të aksioneve” por duket se ekzistenca që në Qershor e “kontratës së mirëbesimit” u ka hapur punë dhe ka detyruar Qendrën e Regjistrit të Biznesit të vononte regjistrimin e transferimit total të aksioneve nga Arjan Lleshi, tek Reshit Koni. Është fakt se kompania “Adel Print” pas këtyre gjurmëve që ka lënë në QKR, nuk ka konkurruar më në tenderë publik, por përveç “Adel Print”, Reshit Koni tashmë rezulton dhe pronar i kompanisë “Adel Co” e cila është një tjetër kompani dhe që është tejet aktive në prokurimet publike.
Pa u lodhur shumë me marifete dokumentacioni, është e qartë që pas kompanisë qëndron pikërisht shtetasi Arjan Lleshi, bashkëshorti i kryetares së KQZ-së Lefterije Lleshi. Tenderin e fundit kjo kompani e fitoi në KQZ. Shuma e fituar është modeste krahasuar me tendera të tjerë, por është e mjaftueshme për të treguar se trekëndëshi Lefterije-Arjan-Reshit, kanë vendosur të mos u bjerë asnjë qindarkë “në tokë”.
Arjan dhe Lefterije Lleshi, të divorcuarit e… padivorcuar!
Para se të zgjidhej kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mediat rozë njoftuan papritur se Lefterije Lleshit i është kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj. Përmes një padie, bashkëshorti i saj, Arjan Lleshi i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës zgjidhjen e martesës me Lefterije Lleshin. Padia në fjalë është depozituar më 7 korrik 2012 në kryesekretarinë e Gjykatës. Por çështja e divorcit është pushuar nga gjykata në seancën e parë të shqyrtimit, më 19 shtator 2012. Në padinë e depozituar në Gjykatë bashkëshorti kërkonte zgjidhjen e martesës, si edhe lënien e dy fëmijëve të ardhur në jetë prej saj, bashkëshortes Lleshi. Nuk dihet pse ka ndodhur ky pushim i çështjes, por fakt është që Arjan e Lefterie Lleshi pavarësisht asaj që kanë dashur të përçojnë në publik nëpërmjet faqeve rozë, ligjërisht janë ende të martuar.
Sipas nenit 21 të ligjit nr 9637/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike – asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji (këtu përfshihet edhe Kryetari i KQZ) – dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie, – nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.
Gjithashtu në pikën 3 të këtij neni, theksohet se ndalohet lidhja e kontratave ndërmjet një institucioni publik nga njëra anë dhe një individi, personi fizik a juridik nga ana tjetër, kur zyrtari, që ushtron funksionet në këtë institucion publik ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve dhe të ofertave apo në përcaktimin e termave të kontratës.
Ligji ka përcaktuar në mënyrë të qartë në nenin 24 të tij që, në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 pika 1 (e sipërpërmendur) përfshihen bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es.
Për më tepër, në nenin 35, pika 2 të ligjit përcaktohet që në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, si në rastin e znj. Lleshi në emër të bashkëshortit të saj, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.
Pra, nisur nga parashikimet e mësiperme të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave dhe dokumentacionin, faktet që kemi përshkruar sot në gazetë, mund të themi që znj. Lleshi në këtë rast ka shkelur ligjin dhe është në konflikt të hapur interesi.
Ky nuk është rasti i parë për znj. Lleshi. Probleme me ILDKP dhe konfliktin e interesit gjatë deklarimeve të pasurisë ajo ka patur edhe në vitet e kaluara, për shkak të pjesmarrjes në vite të bashkëshortit të saj në prokurime me institucione publike. Por duket se në të shkuarën ia ka hedhur paq duke shpëtuar në mënyrë të padrejtë nga kthimi i shumave të përfituara nga të gjitha prokurimet e fondeve publike, pavarësisht se ligji e parashikon qartë bërjen nul të pavlefshme të të gjitha këtyre kontratave.
Për sanksionin qe ndërmerret ndaj zyrtarit publik në këto raste, neni 44 i ligjit të mësipërm, shprehet se çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, (kur nuk përbën vepër penale), përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, që në këtë rast është nga 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë.
Por a ka kryer vepër penale në këtë rast znj. Lleshi, pra a ka konsumuar ajo elementet e figurës së shërdorimit të detyrës? Këtë vlerësim po ia u lëmë organeve kompente të drejtësisë për gjykuar.
Gjithsesi ligji parashikon në nenin 40 të tij që aktet dhe kontratat administrative të çdo institucioni publik të nxjerra në kushtet e konfliktit faktik ose në dukje të interesave, janë të pavlefshme, sipas parimeve e procedurave të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative.
Gazeta fton znj.Lleshi të prishë kontratën e lidhur për fletët e votimit me bashkëshortin e saj, (ndoshta me këtë rast i jep fund edhe kalvarit të gjatë në gjykatë për zgjidhjen e martesës së saj). Duket që kjo martesë nëse vazhdon të qëndrojë në fuqi, po iu kushton shtrenjtë asaj dhe bashkëshortit të saj, mospërfitimin nga fondet publike në biznesin e tyre. Apo të jetë ky shkaku i vërtetë i “ndarjes” së tyre?
Kontrata e mirëbesimit mes Arjan Lleshit dhe Reshit Konit e datës 11 Qershor 2010 ku përmendet dhe qëllimi i kontratës për shkak të parandalimit të konfliktit të interesit meqenëse Lefterije Lleshi gruaja e Arjanit është zgjedhur anëtare e KLD në këtë periudhë
Shkresa që shtetasi reshit Koni i dërgon QKR-së ku i kërkon të miratojë kontratën e shitjes reale të aksioneve nga Arjan Lleshi te Reshit Koni(Kontratë e Dhjetorit 2010) e cila ishte e dyta kontratë e lidhur mes tyre pas asaj të mirëbesimit.
DITA
Add new comment