The Guardian: Shqipëria, bazë për sulmin mbi Sirinë

Postuar në 26 Gusht, 2013 06:42

Në një kohë kur Perëndimi po matet të sulmojë Sirinë për shkak dyshimeve të përdorimit të armëve kimike të shkatërrimit në masë, “The Guardian” raporton se, Shqipëria do të jetë një bazë nga ku do të goditet vendi i Lindjes së Mesme.

“Britania ka katër luftanije, një helikopter mbajtëse dhe dy anije të vogla luftarake”, raporton gazeta britanike.

Bazat e tjera nga ku mund të sulmohet Siria janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Franca ka një bazë avionësh si edhe Turqia dhe Qipro ku SHBA-të kanë baza ajrore.

Ndërkohë, gjeneralët e ushtrive të vendeve Perëndimore janë mbledhur në Jordani për të diskutuar opsionet e një ndërhyrjeje ushtarake. Në Amman janë mbledhur gjeneralët e ushtrisë amerikane, britanike, franceze dhe disa vendeve të tjera. Në këtë takim pritet të marrin pjesë dhe gjeneralët e ushtrisë gjermane, kanadeze, italiane, saudite dhe të Katarit.

Vendimi për një sulm të mundshëm pritet të merret pas inspektimit të ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët do të vërtetojnë nëse ka pasur përdorim të armëve kimike apo jo. Vendet kyçe të sulmi të mundshëm konsiderohen SHBA-të, Britani dhe Franca, vende të cilat që tani po tregojnë muskujt në zonën përreth Sirisë.

Distanca ajrore mes Shqipërisë dhe Sirisë është rreth 1792 kilometra. Në luftën civile në Siri është raportuar gjerësisht për pjesëmarrjen e shumë shqiptarëve në radhët e rebelëve. Madje ka pasur akuza se në Kosovë ka bazë stërvitore për rebelët sirianë.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.