Arkiv-Lajme të përditësuara
Rritet çmimi i kolaudimit të makinave
-Rriten tarifat për kontrollin teknik të automjeteve. Urdhri mban firmën e Ministrit të transporteve Sokol Olldashi dhe do të hyjë në fuqi në 6 shtator. Koncesionari i huaj që ka monopolin e kolaudimit të makinave rrit në këtë mënyrë të ardhurat, ndërsa qeveria duket se po u merr një taksë të fshehtë qytetarëve. Po rritet pa paralajmërin një pagesë, që duhet të jetë pjesë kontratës së koncesionit dhe rrjedhimisht ndryshimi duhet paraqitur në Kuvend.
Tarifat e reja
Berisha komenton konferencën e PS: Preokupimi i piktorit, shtrirja e 20%-shit në gjithë vendin
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka komentuar konferencën e organizuar nga qeveria e ardhshme mbi territorin. Ai ka akuzuar arkitektët e huaj si njerëz pranë PS të kapur nga interesa të ngushta dhe ka akuzuar qeverinë e re dhe kryeministrin e saj për mosmbajtje të premtimeve, edhe pse qeveria ende nuk është mandatuar dhe nuk ka filluar nga puna. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha thekson se preokupimi i vetëm i Ramës është shtrirja e 20%-it në tërë vendin dhe mbrojtja e trashëgimisë hoxhiste.
PROTESTOHET KUNDËR BARRIKADAVE DOGANORE ME SHQIPËRINË
Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova e Shqipëria po vazhdojnë protestën kundër masave dhe barrierave që Doganat e Kosovës po vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve. Ata thonë se me këto masa po favorizohen prodhimet serbe.
“Po ju informojë që protesta do të vazhdojë dhe me erdhi informata që numri i makinave është rritur dhe po vazhdon të rritet. Thuhet se mbi 250 makina gjenden të bllokuara në këtë pikë kufitare”, thuhet në një njoftim të Këshillit Organizativë të Protestës.
Ekspertët: Kujdes me ekonominë
21 ekspertë ndërkombëtarë, mes tyre ish-ministra të ekonomisë, energjetikës, këshilltarë presidentësh, së bashku me ministrat e kabinetit të ri qeverisës, në ditën e dytë të konferencës 'Shqipëria e Gjeneratës tjetër', shpalosën pikëpamjet e tyre për çështje që lidhen me ekonominë, punësimin dhe kërcënimet që i vijnë ekonomisë shqiptare.
'Europën e ëndërruar ta bëjmë këtu, - u shpreh kryeministri i zgjedhur Edi Rama,- dhe ta bëjmë të prekshme theksoi ai për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkurrencë dhe meritokraci.”
Fermani i Berishës, jep pyllin e Krujës për gurore
Kryeministri Berisha vepron sikur ta ketë Krujën pronë familjare të trashëguar nga Skënderbeu. Para ikjes nga detyra i ka bërë dhuratë një pyll në Krujë kompanisë Shpresa-Al, kliente e kontabilistes Shpresa Breçani, e afërme e familjes Berisha. Por nuk mbaron këtu. Skandali është se ky pyll jepet për tu shkatërruar, për tu kthyer në gurore. Jo. Këtë të dytën nuk do ta bënin as turqit.
Fshihet pylli nga harta
Shqipëria në BE, Athina: Të respektojë pakicat fetare
Konflikti për kishën në Përmet është futur në axhendën e marrëdhënieve “delikate” mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Siri, Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA dhe aleatëve: Shqipëria e gatshme për ndihmë
Kryeministri në largim Sali Berisha ka përshëndetur sot qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve ndaj sulmeve me armë kimike në Siri. Duke i cilësuar krime ndaj njerëzimit, Berisha shprehet se në këto sulme ka pasur ‘përdorim gazi nervin’ ndërsa akuzon për këtë presidentin sirian Al-Assad të cilin e ka cilësuar diktatorin e Sirisë.
Këshilltari i Imamit: PS, presione dhe shantazhe ndaj nesh dhe Nishanit për SHQUP-in
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri, në një intervistë për News 24, ka komentuar çështjen aq shumë të përfolur të kalimit të SHQUP në seli të Partisë Demokratike.
Kulluri është shprehur se e gjithë procedura e ndjekur për këtë kalim është ligjore, ndërsa i quajti të tepërta deklaratat e PS, në lidhje me këtë çështje.
Rama paralajmëron reformë administrative
Në ditën e dytë të konferencës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama paralajmëroi një reformë administrative të vendit.
“Planet rregulluese që janë ndërtuar brenda për brenda qyteteve, kanë rezultuar krejtësisht të padobishme në funksion të përmbajtjes së këtyre flukseve që kanë ardhur nga jashtë qytetit dhe që janë stabilizuar rreth e rrotull qytetit. Kjo ka rezultuar fatale qoftë për ndërtimet pa leje, qoftë përsa i përket planeve ose mosplaneve të komunave kufitare”, deklaroi Rama.
Ektradohet nga Athina “mashtruesja” 52-vjeçare
Interpol Tirana njoftoi sot se ka ekstraduar nga Athina drejt Tiranës një shtetase shqiptare të akuzuar për mashtrim. Eleni Farikli Nasi, 52 vjeç, nga Lushnja ka mbërritur sot në Shqipëria, pasi Gjykata e Shkallës së Parënë Lushnje, në vitin 2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale të “Mashtrimit“. 52- vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka mashtruar disa persona të cilëve u ka kërkuar para dhe më pas shumat e marra nuk ua ka kthyer atyre.