Siri, Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA dhe aleatëve: Shqipëria e gatshme për ndihmë

Kryeministri në largim Sali Berisha ka përshëndetur sot qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve ndaj sulmeve me armë kimike në Siri. Duke i cilësuar krime ndaj njerëzimit, Berisha shprehet se në këto sulme ka pasur ‘përdorim gazi nervin’ ndërsa akuzon për këtë presidentin sirian Al-Assad të cilin e ka cilësuar diktatorin e Sirisë.
“Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën e popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos.
Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën e Berishës.
SHQIP
Add new comment