Ektradohet nga Athina “mashtruesja” 52-vjeçare

Postuar në 27 Gusht, 2013 04:32

Interpol Tirana njoftoi sot se ka ekstraduar nga Athina drejt Tiranës një shtetase shqiptare të akuzuar për mashtrim. Eleni Farikli Nasi, 52 vjeç, nga Lushnja ka mbërritur sot në Shqipëria, pasi Gjykata e Shkallës së Parënë Lushnje, në vitin 2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale të “Mashtrimit“. 52- vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka mashtruar disa persona të cilëve u ka kërkuar para dhe më pas shumat e marra nuk ua ka kthyer atyre. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, kjo shtetase i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.