Arkiv-Lajme të përditësuara
Arvizu kërkon zbatimin e ligjit për SHQUP dhe saktëson simbolikën e takimit me Bashën në selinë e re të PD-së
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, është takuar me kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha, më shumë se një muaj pasi ai është zgjedhur në krye të kësaj partie.
Duke qenë se takimi është zhvilluar në selinë e re të PD-së, tek godina e SHQUP, Arvizu ka bërë edhe disa sqarime për këtë çështje. Fillimisht ai ka thënë se SHBA nuk mban anësi lidhur me çështjen në fjalë, por nënvizoi se duhet të zbatohet ligji për zgjidhjen e saj.
Kerry: Parapëlqejmë diplomacinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk preferojnë luftën, por diplomacinë. Pak orë pas tërheqjes së Britanisë nga koalicioni i vendeve që po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Sirisë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i jep edhe një shans më shumë regjimit të Bashar al-Assad dhe mbi të gjitha superfuqive të tjera, për t’u ulur të gjithë në një tryezë bisedimesh mbi gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në vendin e përçarë nga lufta civile.
Arvizu takon Bashën: SHBA-të nuk mbajnë anësi për pronën e ish-SHQUP-it
Kreu i ri i PD-së, Lilzim Basha dhe ambasadori Arvizu pas zhvillimit të takimit me dyer të mbyllura, dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Sa i përket vendndodhjes së re të selisë së Partisë Demokratike, diplomati amerikan tha se SHBA-të nuk do të mbajnë anësi ndaj kësaj çështje, pavarësisht debateve. Një mesazh të dytë që ambasadori u përcolli demokratëve është që ata të jenë bashkë dhe të luajnë rolin e tyre që ‘autobusi të ecë’, u shpreh në mënyrë metaforike Arvizu.
Në Durrës mbledhja e radhës e kabinetit qeveritar
Mbledhja e radhës e kabinetit qeveritar do të zhvillohet në Durrës të hënën. Mbledhja e së hënës ishte parashikuar të zhvillohej në Shkodër, por zgjedhjet që zhvillohen të dielën në komunën Rrethina kanë qenë arsyeja e ndryshimit të vendit të takimit . Ministrat që pritet të nisin punën në 9 shtator do të paraqesin para kryeministrit Edi Rama strategjinë për secilin dikaster, si dhe strukturën e ministrive përkatëse. Pritet që të mbledhjen e qeverisë të diskutohet dhe për çështje të tjera, të cilat kanë të bëjnë qeverinë, por dhe diskutimi për nivelet e tjera të qeverisjes.
Olldashi:Konferenca e PS, takim klientësh. Në dhomën e Enverit vetëm Koçoja mund të mbyllet
Pas Kryeministrit në largim Sali Berisha, i cili i dedikoi të mërkurën pothuajse të gjithë mbledhjen e qeverisë analizës së konferencës dyditore të PS “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, reagimi i radhës nga kupola blu ka ardhur Ministri i Transportit ende në detyrë Sokol Olldashi. Ky i fundit duke sjellë në vëmendje pjesëmarrësit e konferencës, deklaroi se takimit dyditor të socialistëve i ishin bashkangjitur pseudo-ekspertë, të cilët i cilësoi si klientët e vjetër të Bashkisë së Tiranës.
Të rinjtë rom protestë para Bashkisë: Premtimet e Bashës, si flluska sapuni
Disa dhjetëra të rinj të komunitetit rom, egjiptian etj, protestuan sot
para Bashkisë së Tiranës për kushtet skandaloze në të cilën ndodhen 180
qytetare dhe midis tyre 85 fëmijë që prej datës 7 gusht.
Këto familje rome u dëbuan forcërisht nga një kompani ndërtimi, ndërkohë
që gjatë protestës të rinjtë romë u shprehën se Bashkia nuk ka bërë asgjë
për të siguruar strehimin e tyre.
Privatizimet e orës së fundit
Deputeti socialist Erjon Braçe akuzon se privatizimet e fundit janë pjese e një operacioni të madh për transferimin e pronës publike tek klientet e Qeverisë.
Zoti Braçe thote se vetëm gjatë gushtit Qeveria ka transferuar tek privatet afer saj asete dhe prona publike me vlerë qindra milionë euro, që nisin sipas tij me rishitjen e aksioneve të ARMO-s.
Hollande: Marrim pjesë në veprimet kundër Sirisë edhe pa Britaninë
Presidenti francez, Francois Hollande ka deklaruar se do te marre pjese ne veprimet kunder Sirise megjithe kundershtimin e Britanise.
Lajmi, publikuar ne mediat e huaja i referohet nje deklarate te dhene nga Hollande sot, nje dite pas vetos se Britanise per te mos marre pjese ne nderhyrjen ne Siri.
Hollande ka shtuar se sulmi kimik ne Siri nuk duhet te lihet pa u hetuar dhe kesaj i duhet shkuar deri ne fund.
PANORAMA
Vendimi, pagat e reja të mjekëve, infermierëve dhe sanitarëve
Miratohet tabela me pagat e reja për mjekët dhe infermierët. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi vendimin për rritjen e pagave për punonjësit e bluzave të bardha, e cila është mes intervalit 2 deri në 5. 25 %. Pra, mesatarja e rritjes së pagave është me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Sipas përllogaritjes rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të cilët mbulojnë zonat kodrinore, paga rritet nga 65.335 lekë, në 67.335 lekë.
Fundi i vitit e gjen vendin me 30 miliardë lekë më pak
Qeveria në ikje i ka “larë” duart nga përgjegjësitë e saj financiare. Dhe këtë e ka bërë para institucioneve ndërkombëtare, duke ja hedhur gjithë atë cfarë pritet të ndodhë qeverisë së re. Përgjigjet e dhëna nga qeveria në ikje për specialitët e FMN-së kur ishin në Shqipëri për të “skanuar” financat shqiptare, kanë qenë një delegim i të gjithë përgjegjësive për qeverinë e re, duke cilësuar si “sukses” të tyre lëhtësimin e taksave për biznesin edhe pse ky ka një efekt negativ deri në 5 miliardë lekë.