Arkiv-Lajme të përditësuara
Zgjedhjet, fiton PS e LSI
Kanë përfunduar zgjedhjet e pjesshme vendore në dy komuna në Korçë dhe në Shkodër, ku kanë fituar respektivisht kandidati i LSI-së në komunën Dardhas dhe kandidati socialist në komunen Rrethinat.
Kerry: Në Siri u përdor gazi helmues sarin
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka deklaruar se pas testeve laboratorike eshte provuar se ne Siri eshte perdorur gazi helmues sarin.
Deklarata e tij eshte dhene gjate nje interviste per TV NBC, te ciles me pas i jane referuar edhe mediat nderkombetare. “U konstatua tek punetoret agjenti kimik sarin”- ka thene ai, duke iu referuar punetoreve te emergjences ne Damask.
Sipas tij, faktet e reja qe dalin ne drite jane arsye me shume per te nderhyre ne Siri.
Incidente dhe votim familjar në zgjedhjet e pjesshme
Ditën e sotme u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme lokale për të zgjedhur drejtuesit e rinj në komunat Rrethina të qarkut Shkodër dhe Dardhas të qarkut Korçë.
Procesi pati incidente që në nisjen e tij. Fillimisht u raportuan tre raste të votimit familjar në Dardhas, ndërsa më pas pati edhe përplasje fizike mes militantëve partiakë jashtë QV-ve.
Në këto zgjedhje të pjesshme, PS-ja garon së bashku me LSI-në në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, ndërsa PD-ja garon e vetme.
“Çarmatoset” Agron Kuliçaj, dorëzon pistoletën
Agron Kuliçaj, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, është në prag të dorëheqjes nga posti që mban prej tetë vitesh. Ish-badigardi i Sali Berishës në kohën kur ky i fundit ishte në opozitë, mësohet se ka dorëzuar pistoletën e punës dhe sendet e tjera personale dhe me anë të një shkrese ka kërkuar që të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit për arsye personale, raporton “Shqip”.
Protesta e ‘Agimit të Artë’ pezullon punën në Kapshticë
Një protestë e nazistëve të Agimit të Artë në anën greke të kufirit, ka pezulluar prej 1 ore punën në doganë e Kapshticës.
Për shkak të këtij tubimi, autoritetet doganore shqiptare kanë ndërprerë punën duke mos lejuar asnjë shqiptar të kalojë kufirin në mënyrë që të shmangen konfrontimet e mundshme.
Drejtori i Kufirit, Ylber Zyberi ka diskutuar me homologët grekë për shkaqet e protestës, e cila mbetet ende e pazbardhur.
SHQIP
Tregu i sigurimeve në rënie
Drejtuesit e Autoritet Austriak të sigurimeve kanë mbërritur në Shqipëri për të kontrolluar ecurinë e grupeve austriake në këtë sektor.
GJENDET I VDEKUR NJË 75 VJEÇAR
Hajdin Tahiri, 75 vjeçar nga fshati Selac i Shalës së Bajgorës, është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 8:00 të mëngjesit, disa metra larg shtëpisë së tij.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress policia në Mitrovicë.
Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Prishtinë për obduksion, ndërsa rrethanat e kësaj vdekjeje nuk dihen.
EXPRESS
Bashkia: Linja e tensionit të lartë te Bulevardi ‘Zogu I’ do të zhvendoset
TIRANE- Bashkia e Tiranës nis zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë nga Bulevardi “Zogu i Parë”.
Zhvendosja pas 18 vitesh vjen pas shqetësimit të ngritur nga banorët e zones, por edhe si nje premtim i kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011.
Bashkia e Tiranës bën me dije se për shkak kompleksitetit të punës për futjen e linjës nën tokë, u mor një ekip i specializuar nga jashtë. Ekspertët e huaj e cilësuan zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë si ndërhyrje kirurgjikale.
PANORAMA
Dëshmia e trashëgimisë, jo në gjykatë, por te noteri
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi njofton se sot hyn në fuqi paketa civile, e cila i vjen në ndihme mijëra qytetareve. “Thyejmë tabutë dhe sjellim një tradite të re në fushën civile. Më shume se 30.000 qytetarë në vit nuk do të shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohe, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri.
“Patton Boggs” braktis lobimin për Shqipërinë pas humbjes së Berishës
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Largimi