Protesta e ‘Agimit të Artë’ pezullon punën në Kapshticë

Postuar në 01 Shtator, 2013 15:27

Një protestë e nazistëve të Agimit të Artë në anën greke të kufirit, ka pezulluar prej 1 ore punën në doganë e Kapshticës.

Për shkak të këtij tubimi, autoritetet doganore shqiptare kanë ndërprerë punën duke mos lejuar asnjë shqiptar të kalojë kufirin në mënyrë që të shmangen konfrontimet e mundshme.

Drejtori i Kufirit, Ylber Zyberi ka diskutuar me homologët grekë për shkaqet e protestës, e cila mbetet ende e pazbardhur.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.