Bashkia: Linja e tensionit të lartë te Bulevardi ‘Zogu I’ do të zhvendoset

TIRANE- Bashkia e Tiranës nis zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë nga Bulevardi “Zogu i Parë”.
Zhvendosja pas 18 vitesh vjen pas shqetësimit të ngritur nga banorët e zones, por edhe si nje premtim i kreut të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011.
Bashkia e Tiranës bën me dije se për shkak kompleksitetit të punës për futjen e linjës nën tokë, u mor një ekip i specializuar nga jashtë. Ekspertët e huaj e cilësuan zhvendosjen e linjës së tensionit të lartë si ndërhyrje kirurgjikale.
PANORAMA
Add new comment