Arkiv-Lajme të përditësuara
Metrologjia fsheh mashtruesit
Një dite pas deklarimit publik të Drejtorisë së Metrologjisë për zbulimin e 14 subjekteve që merren me tregtinë e karburanteve, të cilat mashtronin konsumatorët duke vjedhur në sasinë e karburanteve që shisnin, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht këtij institucioni që të paraqesë kallëzim për ndjekje penale ndaj ketyre subjekteve.
Por edhe pasi ka kaluar te pakten dy jave nga ajo dite, Drejtoria e Metrologjisë nuk ka paraqitur asnjë kallëzim ne organin e hetimit.
Rama pa mandat, pritet shtyrja e zgjedhjeve në PS
Kryesocialisti do të zgjidhet për herë të katërt në krye të PS.Komisioni i Garancive do të bëjë interpretimin e Statutit.
Urdhri i Llallës: Sekuestro ndërtimeve pa leje
Nisur edhe nga axhenda e qeverisë së re për prishjen e të gjithë atyre ndërtimeve të kryera pa leje, edhe organi i akuzës së shpejti pritet që të nisë një aksion për procedimin penal të përgjegjësve për situatën alarmante. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se pas datës 9 shtator do të nisë procedimi penal për pronarin dhe menjëherë më pas sekuestrimi i ndërtimit pa leje. Siç bën të ditur Vizion Plus, një grup ekspertësh pranë Prokurorisë së Përgjithshme kanë hartuar edhe një qarkore me detajet e operacionit të ri.
Imami: Një grup ushtarakësh “spiunuan” tek Partia Socialiste më 21 janar
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Arben Imami, në një intervistë për televizionin Channel One, ka akuzuar një grup ushtarakësh që kanë dhënë informacione tek Partia Socialiste. Sipas tij informacionet për PS-në janë dhënë më datë 21 janar 2011, por Imami nuk ka sqaruar se çfarë informacionesh dhe cilët ushtarakë e kanë bërë këtë.
Qeveria në ikje “bastis” pronat publike
Parku i Ministrisë së Brendshme jepet për pallat. Nisin ndërtimet
Kakavijë, sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë
Sekuestrohet kokainë, heroinë dhe marijuanë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 45-vjeçar nga Fieri.
Sipas njoftimit të policisë në brendësi të makinës tip Ford me targa AA 228 ER, që drejtohej nga shtetasi Kadri Kapaj, u gjetën 1 kilogram kokainë, 300 gramë heroinë dhe 1 kilogram marijuanë.
Ende nuk dihet destinacioni i saktë i mjetit me lëndë narkotike, ndërsa po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm të 45-vjecarit.
Top Channel
Thaçi prezanton Agim Çekun për Prishtinën
Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku eshte zyrtarisht kandidati i PDK-së, për kryetar i Komunës së Prishtinës.
“Kamë kënaqësinë, që ta nominoj kandidat për kryetar, Agim Çekun për një Prishtinë më ndryshe, një Prishtinë evropiane”- ka thënë Thaçi në konferencë për shtyp.
Në anën tjetër kandidati për kryeqytet, Çeku, e ka pranuar me kënaqësi këtë përgjegjësi të re.
“Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga ana e PDK-së. Kjo është një sfidë e re për mua dhe do të mundohem që të jap maksimumin për zhvillimin e Prishtinës”- ka thënë Çeku.
Ekzekutim mafioz mbi ndërtuesin e dënuar për drogë në Itali
Katër plumba pistolete i kanë marrë jetën një 40-vjeçari që kishte kapërcyer nga burgu për trafik droge në Itali, në biznesin e ndërtimeve në Shqipëri. Plarent Cani është qëlluar për vdekje në një lokal të plazhit “Teuta” në Durrës, ku rrinte shpesh kohët e fundit për të mbikëqyrur punimet e pallatit që po ndërtonte. Ai ndodhej në shoqërinë e shoferit të tij në momentin e krimit, ndërsa punëtorët po shtronin fijet e hekurave për t’i vënë soletën katit të nëndheshëm.
Hysni Burgaj:Rendi nën kontroll, ka 7 vrasje më pak se vitin e shkuar
Ndërsa krimi ka marrë përmasa alarmante, kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në një takim me vartësit e tij në qarqe ka thënë se policia e ka rendin nën kontroll.
Meta takohet me Reeker: SHBA, partner jetik
Gjatë punimeve të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, kreu i LSI-së, Ilir Meta u takua me zv.ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Zoti Meta tha se zgjedhjet e 23 qershorit përmbushen standartet dhe sollën ndryshimin që pritej nga shumica e qytetarëve shqiptarë dhe se roli i SHBA-ve ishte shumë jetik për transparencën e plotë të zgjedhjeve.