Arkiv-Lajme të përditësuara
Mashtrimi me karburantet, zgjerohet hetimi
Hetimet për çështjen e mashtrimit të qytetareve nga disa subjekte tregtare të karburantit pritet të përfshijnë edhe katër prokurori të tjera për qytetet Elbasan, Fier, Durrës dhe Kavajë.
Per shkak se njesia Task Force e kryeqytetit ka juridiksion vetem ne Tirane, mesohet se edhe njesite perkatese te ketyre rretheve do te angazhohen per te verifikuar raportin e Drejtorise se Metrologjise, nga i cili dolen ne drite abuzimet e disa subjekteve tregtare.
Ruçi rizgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar. Kreu i PS? Grup pune për kohën e zgjedhjeve në parti
TIRANE- Gramoz Ruci eshte rizgjedhur kryetari i grupit parlamentar te PS-se.
Zgjedhja eshte bere me votim te fshehte nga anetaret e grupit parlamentar, mesditen e sotme.
Topalli: Krenare për ridimensionimin e Parlamentit
Duke nisur nga java e ardhshme, pas tetë vjetësh, Jozefina Topalli nuk do të mbajë më pozicionin e Kryetares së Kuvendit nisur nga java e ardhshme. Me këtë rast ajo ka shprehur falënderim për deputetët, ndërsa një falënderim i posaçëm shkoi edhe për Kryeministrin Sali Berisha.
Mesazhi i Topalli:
Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite.
Nishani: Nuk dekretoj ministrat e Ramës nëse kanë probleme me ligjin
Kreu i shtetit, Bujar Nishani tha dje se do t’u kërkojë institucioneve përkatëse të verifikojnë emrat e ministrave që Edi Rama do t’i sjellë për dekretim. E, nëse ndonjëri prej tyre,- shtoi Nishani, – do të ketë probleme, do të refuzohet. Për dekretin e Ramës, ai la të kuptohet se nuk do të ketë një verifikim të tillë, pasi disa figura publike tashmë e kanë kaluar këtë fazë.
Shpronësimet për bulevardin e ri, banorët: Bashkia po na vjedh pronat
Pronarët e shtëpive që do të shemben për të lejuar zgjatimin e bulevardit në rrugën “Skënder Kosturi”, pranë Stacionit të Trenit kanë protestuar lidhur me çmimin 26 mijë lekë për metër katror, për kompensimin e pronës së tyre.
Ndonëse nuk janë kundër projektit të bulevardit ata thonë se nuk do të lejojnë që shtëpitë e tyre të shemben e të kompensohen me këtë çmim.
Rama: Deputetët, jo zyra pune
PS për herë të parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar, të cilën kryesocialisti Edi Rama e quajti një moment krejt të veçantë dhe solemn për të gjithë.
Rama i kërkoi grupit parlamentar mos të harrojë për asnjë moment, në fushëbetejen parlamentare, misionin e besuar prej sovranit, ndalimin e rrënimit dhe rilindjen e Shqipërisë.
Ashton përshëndet progresin e bërë për zgjedhjet
Shefja për politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton i ka përshëndetur zhvillimet e kësaj jave në lidhje me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.
Pranga punonjësit të Bashkisë Tiranë. Mori ryshfet për një ndërtim pa leje
vihen prangat punonjësit të Bashkisë, i cili përfitoi 50.000 lekë në këmbim të lejes për një tarracë druri. Arrestimi i tij është bërë ditën e sotme pas lëshimit të urdhrit të gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Sipas hetimeve 1 mujore të organit të akuzës shtetasi Sh. Azuni, punonjës i policisë Bashkiake i ka kërkuar një qytetari shumën 50.000 lekë të reja në këmbim të premtimit se do të lejonte ndërtimin e një strehe druri mbi tarracën e tij, për të cilën nuk ishte pajisur me dokumentacionin përkatës.
Topalli dhe Bode pa zyrë në selinë e PD-së
Selia e re e PD-së që po bëhet gati për të pritur drejtuesit e saj të cilët do të lënë zyrat e shtetit për të bërë opozitë, duket se po nxjerr dhe përplasjet brenda kampit të djathtë. Sicc shkruan gazeta Shqiptarja.com nënkryetarja e partisë Jozefina Topalli dhe sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode nuk kanë akoma një zyrë në selinë e re, ish-godina e SHQUP-it.
Berisha në FB: Ndryshova historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë
Pas mbledhjes së fundit të qeverisë, kryeministri në largim Sali Berisha ka dashur të ndahet edhe me fansat e tij në rrjetin social “Facebook”. Berisha ka bërë një përmbledhje të arritjeve të qeverisjes së tij 8-vjeçare, që sipas tij ndryshuan përgjithmonë historinë e Shqipërisë dhe ka shprehur mirënjohje për gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ai ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” disa momente nga mbledhjet e qeverisë dhe foton e fundit të kabinetit qeveritar.
“Tetë vite që ndryshuan përgjithmonë historinë, gjeografinë, gjeostrategjinë e Shqipërisë!