Ruçi rizgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar. Kreu i PS? Grup pune për kohën e zgjedhjeve në parti

Postuar në 06 Shtator, 2013 08:36

TIRANE- Gramoz Ruci eshte rizgjedhur kryetari i grupit parlamentar te PS-se. 

Zgjedhja eshte bere me votim te fshehte nga anetaret e grupit parlamentar, mesditen e sotme. 

Nderkohe qe me heret, ishte Kryesia e cila beri propozimin e itj per kryetar grupi. 

Pas mbledhjes se Kryesise, qe nuk zgjati shume, zyra per shtyp e PS njoftoi se “Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Rucit për Kryetar të grupit parlamentar  të Partisë Socialiste, vendim që do të formalizohet në mbledhjen e grupit sot në  mesditë”.

Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur  edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën.

Zgjedhjet ne parti
Kryesia vendosi gjate mbledhjes se sotme ngritjen e  nje grupi pune per kohen e zgjedhjeve ne parti. 

“Sipas statutit, mandati katër vjeçar i kryetarit të Partisë Socialiste është në përfundim, ndaj kryesia vendosi të ngrihet një grup pune që do të propozojë kohën e përshtatshme se kur do të zhvillohen zgjedhjet në parti”- sqaron zyra per shtyp e PS.  

Mbledhja u thirr nga kreu i PS-se, Edi Rama, kryeministri i zgjedhur i shqiptareve. 

“Panorama” shkruan sot se krahas Kryesise do te mblidhet edhe grupi parlamentar.  “Qëllimi i këtyre dy mbledhjeve është zgjedhja e kryetarit të Grupit Parlamentar, Kryesisë së grupit, por edhe miratimin e kryetarëve të komisioneve parlamentare që vetë Rama do të propozojë. Mësohet se Gramoz Ruçi do të jetë sërish propozim i Edi Ramës për kryetar të Grupit Parlamentar socialist dhe se ai do të marrë konsensusin e kryesisë dhe grupit”- shkruan “Panorama”. 

Nuk dihet nëse do të ketë propozime për emra të tjerë gjatë mbledhjes së Grupit, por mësohet se Kryesia socialiste e ka pranuar me konsensus emrin e Ruçit për të drejtuar sërish Grupin Parlamentar. 

Mbledhja e Kryesisë socialiste pritet të përcaktojë dhe dy emrat që do të zënë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Mësohet se një post i është lënë njëri

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.