Topalli: Krenare për ridimensionimin e Parlamentit

Postuar në 06 Shtator, 2013 08:35

Duke nisur nga java e ardhshme, pas tetë vjetësh, Jozefina Topalli nuk do të mbajë më pozicionin e Kryetares së Kuvendit nisur nga java e ardhshme. Me këtë rast ajo ka shprehur falënderim për deputetët, ndërsa një falënderim i posaçëm shkoi edhe për Kryeministrin Sali Berisha.

Mesazhi i Topalli:

Mirënjohje të thellë për të gjithë deputetet dhe deputetët që mbështetën dhe u bënë pjesë e reformave historike që transformuan vendin në këto tetë vite.

Jam krenare për punën kolosale që Kuvendi i Shqipërisë ka bërë për të miratuar reformat e guximshme të Kryeministrit Sali Berisha.

Tetë vite më parë ishte e paimagjinueshme Shqipëria që është sot në çdo fushë, në çdo cep, në çdo aspekt të zhvillimit e jetës.

Isha e privilegjuar të drejtoja institucionin më të rëndësishëm të vendit, Kuvendin e Shqipërisë.

Krenare për ridimensionimin që i kemi bërë Parlamentit shqiptar gjatë këtyre viteve, për rolin lider që ky parlament ka marrë si kurrë ndonjëherë në këto 20 vjet, ashtu siç i takonte.

Mirënjohje të pafund, falënderim të thellë për deputetet dhe deputetët e tetë viteve.

Mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret e mia të dedikuara, të përkushtuara e që punuan pa orar e me dashuri për vendin tonë.

Vlerësim për administratën, për gratë dhe burrat, vajzat e djemtë që punuan me korrektësi, me disiplinë, edhe pse nën presion, për të bërë detyrën, punën e shtetit. Faleminderit! Jozefina

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.