Pranga punonjësit të Bashkisë Tiranë. Mori ryshfet për një ndërtim pa leje

Postuar në 05 Shtator, 2013 18:43

 vihen prangat punonjësit të Bashkisë, i cili përfitoi 50.000 lekë në këmbim të lejes për një tarracë druri. Arrestimi i tij është bërë ditën e sotme pas lëshimit të urdhrit të gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas hetimeve 1 mujore të organit të akuzës shtetasi Sh. Azuni, punonjës i policisë Bashkiake i ka kërkuar një qytetari shumën 50.000 lekë të reja në këmbim të premtimit se do të lejonte ndërtimin e një strehe druri mbi tarracën e tij, për të cilën nuk ishte pajisur me dokumentacionin përkatës.

Sipas kallëzimit, qytetari ka blerë bazën materiale (lëndën drusore) dhe ka nisur ndërtimin e kësaj strehe, por pas dy orësh nga fillimi i punimeve, aty kanë shkuar dy punonjës të policisë bashkiake të cilët e kanë pyetur nëse kishte leje ndërtimi për strehën që kallëzuesi po ndërtonte.

Kallëzuesi është përgjigjur se nuk kishte leje ndërtimi, pasi streha nuk ishte objekt banimi dhe se nuk e dinte që kishte nevojë për leje në këtë rast dhe punonjësit e policisë bashkiake i janë përgjigjur se do flisnin me shefat në mënyrë që ta lejonin të vazhdonte punimet kundrejt pagesës së ndonjë shume parash si shpërblim i kundërligjshëm.

Pasi ka folur në telefon me një person të panjohur njëri nga punonjësit e policisë bashkiake i ka thënë se për të vazhduar punimet ai duhet të paguante 500 euro si shpërblim por kallëzuesi e ka kundërshtuar duke i thënë se ky është veprim i padrejtë dhe, pasi kanë debatuar për pak, punonjësi i policisë bashkiake e ka detyruar kallëzuesin t’i japë një shumë prej 50.000 lekësh.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.